Lulzim Nasufi u drejtohet mergimtareve:Mirë se vini në Strugë në pragun e shtëpis tuaj

Të dashur bashkatdhetar

Është kënaqësi e madhe për mua dhe për të gjithë ne që jetojmë dhe veprojmë në Strugën tonë të bukur të ju urojmë mirëseardhje në vendlindjen dhe në pragun e shtëpis tuaj. Festat e fundvitit janë një periudhë e veçantë për të gjithë në, por edhe për ju, që shumicën e vitit gjendeni fizikisht jashtë vendlindjes por me mendje dhe zemër këtu, gjithnjë duke menduar për shtëpit tuaja, dhe të afërmit tuaj. Shfrytëzoj rastin që për herë të parë publikisht, sepse në takimet private me ju çdo herë edhe e kam shprehur se ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen tuaj të pa ndërprerë, e të vazhdueshme ndaj vatrave tona. Remitancat tuaja qe ju i sillni në vendlindje, në forma e mënyra të ndryshme, për qëllime të ndryshme, mbajnë gjallë jetën tonë, dhe është thënë për të disatën herë se ndikojnë drejtëpërsëdrejti rritjes ekonomike. Ardhja juaj në Strugë, në pragun e shtëpisë tuaj, do ti gëzoj pa masë familjet tuaja dhe secilin nga ne gjithashtu.Unë si Lulzim Nasufi, dhe si Kryetar i Degës së ASH – Strugë, për këtë përiudhë kohore prej gati 5 muajsh, ju informoj se ju rri ne dispozion dhe ju pres në zyrën e ASH – Strugë, ku mund të ju informoj për aktivitetet tona, qëllimet tona, si subjekt politik në Komunën e Strugës, por edhe të ju dëgjoj, hallet, shqetësimet, vërejtjet dhe këshillat tuaja për të rregulluar problemet tona të përditshme. Poashtu si opozitë politike me aq sa kemi mundësi ju qëndrojmë në dispozicion edhe për ndihmë ndaj nevojës tuaj, të ç’fardo karakteri qofshin ato, shëndetësore, arsimore, pronësore apo juridike, dhe së bashku me potencialet tona kadrovike, shpresojmë se mund të ju dalim në ndihmë. Unë këtë detyrë e kam pranuar që me seriozitetin më të lartë, së bashku me ndihmën tuaj, të luftojmë krimin e organizuar, korrupsionin, padrejtësitë dhe diskriminimet që ju bëhen jo vetëm ndaj atyre që janë banorë të Strugës, që për fat të keq çdo ditë pakësohen, por edhe ndaj juve që po na vini nga larg. Të dashur bashkatdhetarë, ju dëshiroj qëndrim të këndshëm në Strugë, në këto ditë festash dhe mandej, një kthim të shëndoshë në shtëpitë e juaja të dyta jashtë vendit. Mos e harroni vendlindjen asnjëher, praktikoni gjuhën e shenjtë shqipe në familjen tuaj, kulturën dhe doket tona, sepse këto janë pasuritë dhe veçorit më të mëdha në këto kohë të turbullta.Mirë se vini dhe kaloni sa më bukur.Ju faleminderit. Lulzim Nasufi, Kryetar i ASH – Strugë.


Loading...
loading...