Lulzim Nasufi:23 dështimet dhe 2 sukseset e Ramiz Merkos në vitin e parë të mandatit të 4

Të nderuar të pranishëm, të nderuar gazetarë, përshëndetje!

Të nderuar qytetarë, qeverisja e Ramis(z) Merkos me Komunën e Strugës, fare mirë mund të përkufizohet si një telenovelë me katër vazhdime, apo një katralogji me tematikë keqqeverisje, keqmenaxhim dhe shantazhim, në funksion të bërjes politikë për të siguruar vota shantazhi në kohë zgjedhjesh dhe pasurimit të një grushti njerëzish rreth kryetarit të Komunës, që të vetmin kod kanë pasurimin material dhe tjetërsimin e pronave publike pa mbajtur llogari për interesat e qytetarëve struganë dhe dëmet që i sjellin Strugës.

Struganët e kanë parë këtë telenovelë ku aktori kryesor në mandatin e parë, të dytë, të tretë apo të katërt, është po ai që premton gjithçka dhe nuk realizon asgjë. Është e dukshme që kryetari Ramis(z) Merko jeton në botën e tij surreale sidomos në mandatin e katërt ku ka përforcuar bindjen e të jetuarit jashtë realitetit dhe duke ndryshuar zyrën dhe komodinat e zyrës së punës së tij, mendon se e ka ndryshuar Strugën.

Investimet edhe pse realizohen në të shumtën e rasteve vetëm para dhe në kohë fushatash janë të cilësisë më të dobët të mundëshme dhe jashtë çdo standardi, ose thënë më shqip “shkel e shko” – mjafton një shi i vogël në Strugë, për të parë gjendjen e rrugëve, trotuareve, infrastrukturën në përgjithësi dhe shkeljet e të gjitha standardeve dhe rregulloreve nga kjo qeverisje që nuk krijon asnjë benefit dhe kënaqësi tek qytetarët dhe po i detyron struganët të ikin nga sytë këmbët në drejtim të emigrimit.StrugaLajm

Kur jemi te investimet, dy suksese do t’ja pranojmë kryetarit të Komunës – sepse nuk bën mos t’ja pranojmë në vitin e parë të mandatit të katërt: transferimin e kundërligjshëm të administratës komunale në ish objektin e shkollës fillore, pa Leje për rikonstruim dhe adaptim të objektit dhe pa pëlqimet dhe mendimet pozitive nga organet kompetente republikane, si dhe finalizimin e rinovimit të fasadës së Universitetit të tij të famshëm, që tregon edhe filozofinë e mendimit dhe veprimit të Administratës Merko, – KOZMETIKË DHE ASGJË SUBSTANCIALE, ashtu siç di të bëjë pjesën më të madhe të punimeve Kryetari Merko, e që padyshim paraqesin një “sukses të merituar”.StrugaLajm

Administrata komunale është sektori ku pushteti i Ramis(z) Merkos ka instaluar parimin e sundusit ndaj qytetareve, dmth. kush serviloset më shumë ngjitet më lartë në tarafin e tij.

Dhe në gjithë këtë katrahurë, regjizori është po ai i njëjti, por tani është përforcuar me docenta dhe doktora që nuk kanë asnjë identitet arsimor apo kulturor, por të vetmen gjë që njohin dhe dinë të bëjnë, e kanë servilosjen dhe miratimin në heshtje të çdo vendimi në krye me docent doktorin e “famshëm” në Strugë – koka e “Trekëndëshit të Bermudës”, njeriun që pyetet për gjithçka në Komunën e Strugës, për çdo punësim në çdo institucion publik në Strugë, dhe çuditërisht po ky i njëjti person nuk mban asnjë funksion as në “BDI Strugë” dhe as në administratën komunale të Strugës, por kjo është histori tjetër për trajtim…

Të nderuar të pranishëm, të nderuar qytetarë, tani na lejoni që para jush t’i paraqesim dështimet kryesore të njëvjeçarit të Ramis(z) Merkos, si Kryetar në Mandatin e Katërt në Komunën e Strugës:

  1. Për fat të keq vazhdon bullizmi, shantazhi, kërcënimi dhe internimi i punëtorëve të administratës në objekte pa kurrfarë kushtesh për punë të punësuarve, profesionistë të administratës komunale me qëllim degradimin e tyre dhe revanshizmit primitiv politik,
  2. Nepotizëm dhe politizim i frikshëm në çdo cep të pushtetit lokal, në Komunë dhe ndërmarrje publike lokale, nëpër shkollat fillore dhe shkollat e mesme komunale, shëndetësi dhe institucione të tjera publike,
  3. Probleme me menaxhimin dhe emërimin gati të të gjithë drejtorëve të shkollave fillore në Komunën e Strugës, politizim për poena politike i paralelës me mësim në gjuhën shqipe në f. Podgorcë,
  4. Problemi tashmë më i madh në Komunë me qentë endacakë, asnjë masë dhe veprim konkret për këtë problem nga Komuna edhe pse ligjërisht është e obliguar Komuna si organ kompetent për këtë problem,
  5. Problemi i përhershëm me lypsarët në komunë në kohen e sezonit turistik dhe gjatë gjithë vitit në Strugë,
  6. Problem me komunikacionin e bllokuar në qytet në sezonin turistik, me parkimin e automjeteve në qytet, problem me ndriçimin publik në qytet dhe në fshatra, qytetarët edhe pse i pagojne faturat për ndriçim publik, ndriçimi publik nuk funksionon, ose funksionon me plot mangësi.
  7. Aspak transparencë dhe llogaridhënie ndaj harxhimit të parave publike të Komunës, dhe asnjë arsyetim për rritjen e borxhit të Komunës së Strugës, pa asnjë projekt serioz,
  8. Shfrytëzim i automjeteve zyrtare të pushtetit lokal, në komunë dhe ndërmarrje publike lokale, si dhe resurseve të tjera komunale për nevoja personale të punësuarve në administratën komunale, dhe familjarëve të punësuar në komunë,
  9. Mbushjen e bordeve drejtuese të ndërmarrjeve komunale publike me familjarë të udhëheqësve politik dhe të punësuar në Universitetin privat të Kryetarit,
  10. Lojë politike për vota, me deponitë dhe guroret e Strugës duke mos mbajtur llogari për shëndetin e qytetarëve dhe interesin e bizneseve private, duke mbajtur peng popullin rreth guroreve dhe kompanitë koncesionere, duke dhënë shembull pasigurie për biznesin dhe zhvillim e biznesit në tërësi,
  11. Deponia e qytetit, që ua bëri dhuratë qytetarëve struganë në mandatet e para të tij, sot e kësaj dite qëndron në vend, pa asnjë iniciativë dhe plan për sistemimin, rregullimin apo çvendosjen e saj, duke e shndërruar në burim ndotjeje për gjithë qytetin me procedura gjyqësore…,
  12. Janë shtuar deponitë e egra nëpër vende të ndryshme të qytetit dhe fshatrave përreth, i përshëndes qytetarët që kanë reaguar në çdo kohë, dhe që drejtpërsëdrejti është në kundërshtim me agjendën e shumëpërfolur të gjelbërt, por që ndikon drejtpërsëdrejti në ambientin jetësor dhe pasojat ndaj turizmit,
  13. Asnjë rrjet kanalizimi i zbatuar nëpër fshatra nuk është i kompletuar, edhe pse të realizuar pjesërisht brenda për çka janë harxhuar para publike, ata mbesin jashtë funksionit, Koroshishtë, Dollogozhdë, Livadhi, Veleshtë, Llozhan, etj.
  14. Ndërtim pa kriter dhe jashtë çdo norme ligjore përreth plazheve të qytetit dhe në qytet duke u mundësuar të afërmve politik të kryetarit apo aktivistëve politik të krjojnë biznes në breg të liqenit dhe në brendësi të qytetit,
  15. Asnjë aktivitet dhe zero procedura në drejtim të sjelljës se Planit Gjeneral Urbanistik të Strugës, me afat skadence deri më vitin 2017, dhe Planet të Përgjithshme Urbanistike, për Lagjen Turistike Guri i Drerit, Kalishtë, Belicë e Poshtme dhe Belicë e Epërme, Vranishtë, Bixhovë, NovoSellë, Tatesh i Poshtëm, mos flasim për avancim të Planeve ekzistuese Urbanistike për vendbanime të tjera, kur e kemi parasysh faktin se Struga ka fshatra me zhvillim dinamik,
  16. Uzurpime të reja të plazheve në Strugë, rreth Liqenit të Ohrit, në bazë të parimit “KÇK-ose Kap Çfarë të Kapësh”,
  17. Vazh
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...