Lulzim Nasufi:Hipokrizia e momentit…!

Lulzim Nasufi-Strugalajm.com

Në vigjilje të shpalljes së rezultateve nga regjistrimi i numrit të popullsisë dhe ekonomive të qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe përpunimit dhe plotësimit të të dhënave nga ky regjistrim i popullsisë nga Enti Statistikor Republikan që akoma është në proces, vërejmë deklarata politike, shqetësim dhe komentime të natyrave të ndryshme në qarqe të ndryshme. Dhe krejt normal edhe unë mund të paraqes disa pikëpamje të mia edhe pse në disa elemente mund të dukem jo kompetentë, por përsëri nuk mund të qëndrojmë imun ndaj disa fenomeneve shoqërore nga e kaluara dhe e tashmja, por që do të ndikojnë edhe në të ardhmen.

Jemi dëshmitare tashmë që 30 vite me radhë se sa herë që vijnë në rende të ditës, tema e regjistrimit të popullsisë në shtetin tonë, Republika e Maqedonise se Veriut, procesit dhe përpunimit të të dhenave nga ky regjistrim, procesi politizohet skajshmërisht në kontekste të ndryshme, duke ju shmangur ndoshta edhe qëllimisht temës kryesore : Sa është numri real i përgjithshëm i popullsisë në RMV, me këtë edhe i shqiptarëve, aq i rëndësishëm për të krjiuar politikat zhvillimore, sociale, ekonomike dhe politike, kjo edhe më shumë kur dihet se të gjitha këto hapa, janë të mvarura në mënyrë të drejtpërsëdrejti nga numri dhe përqindja e përgjitshme e popullsisë, në një shtet me bashkësit të shumta etnike.

Nëse në të kaluarën shqetësimi kë qenë gjithmon se a do të dalë në dritë numri i saktë i shqiptarëve në RMV, sot numri, arsyet dhe shqetësimet në trajtimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë janë zgjeruar, dhe ato kanë të bëjnë me tre çështje : 

1.  A do të mundet më në fund, në dekadën e tretë të shekullit XXI ta percaktojmë, ta dimë pa asnjë dyshim dhe hile numrin e saktë të Shqiptarëve në RMV, 

2. Shqetësimi nga zvogëlimi dhe tkurrjet e numrit të popullsisë, me këtë edhe të shiptarëve si rezultatë i migrimit, dhe implikimet që shkakton kjo tkurrje në hapat e mëtejshme në rjedhat zhvillimore, politike, ekonomike dhe nacionale në shtet.

3. Mënyra e leximit dhe trajtimit të shifrave nga numri i popullsisë, me tangërllëqet politike të politikanëve tanë, si dhe indikacioneve që ato mund të shkaktojnë në rjedhën e zhvillimit të shtetit në 10 vitet e ardhshme, duke politizuar cëshjen, dhe duke ju shmangur esencës.

Politizimi i qështjes së regjistrimit të popullsisë në të kaluarën, sot dhe në të ardhmen, një ditë do të përfundoj, mohimi i saktë i numrit të shqiptarëve sot, si dhe pohimi i numrit të saktë të shqiptarëve në të ardhmen një ditë do të bëhet realitet, por esenca dhe shqetësimi kryesorë i cdo shqiptari sot është migrimi i shqiptarëve, boshatisja e trojeve shqiptare dhe hipokrizia e politikanëve shqiptarë në trajtimin e këtij problemi, duke mos e analizuar dhe duke mos e trajtuar fare si problem kryesorë, sepse aty dalin të dështuar në veprimtarin dhe punën e tyre, ose në disa raste mund të themi edhe ndikuesit e drejtëpërsëdrejti në zmadhimin e problemit në fjalë. Kjo sepse kam drojën se shumë shpejt do të vijë dita kur më shumë do të mburremi me numrin e shqiptarëve në përgjithësi, por te shqiptarëve që do të jetojnë më shumë jashtë shtetit, jashtë trojeve tona, se sa që jetojnë këtu në RMV.   

Edhe pse arsyetimet e migrimit dhe largimit të popullsisë, krahut të punës, rinisë, dhe kuadrit profesional, në fillim të përgjigjes së tyre janë të natyrës ekonomike, për një jetë më të mirë, dhe sigurim të familjes dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre, në një bisedë më të sinqertë dhe më të thelluar me ato, në pah del problemi i humbjes së shpresës dhe anomalive që e karakterizojnë shoqërinë tonë.

Sot, më shumë dhe më shpesh në arsyetimin e cdo qytetari dhe profesionist të lëkundur në lidhje me  mundësinë e migrimit, sidomos te rinia, flitet me të madhe për fenomenin e egzistencës së krimit dhe korrupsionit të skajshëm në cdo lëmi, administratë, gjyqësi, prokurori, arsim, shëndetësi, kulturë, diskriminimit politik të kuadrove profesional të mirëfillt me proviniencë të ndryshme politike, politizim dhe partizim i skajshëm në cdo pore të jetës, mospërfillje të parimit të meritokracisë, dhe angazhimit të aktivistëve partiak jo adekuat dhe jo profesional në cdo sektorë, në disa raste edhe duke i keqpërdorur ato nga hallet e tyre, që diktojnë në zhvillimin e jetës normale të cdo qytetari, etj, meren si arsyet kryesore për shfaqjen e demoralizimit të përgjithshëm qytetarë, zbehjen e moralit, humbjen e shpresës…, mundohen ta rregullojnë të njëjtën në gjetjen  dhe hapjen e shtegut për migrim.

Kjo më shumë bëhet problematike, kur në skenën politike shqiptare sidomos këtu në RMV, kemi politikanë disa dekadash, me mëndesi të veprimit dhe mendimit politikë të viteve të 90, në disa raste me tipare të mëndesis bolshevike dhe komuniste, duke mos qenë të vetëdijshëm se janë të dëmshëm dhe jashtë rjedhave, nevojave të qytetarëve dhe fenomeneve shoqërore të viteve në dekadën e tretë të shekullit XXI, duke mbetur kështu jashtë kohëzionit dhe ndodhive të momentit.

Për këto arsye, të gjithë ju politikanë, që e gjeni veten tuaj në njërin nga grupet e lartëpërmendura, para se të bëhet vonë, para se të vijë momenti që në vendbanimet tona të mos ketë me shqiptarë që të flasin gjuhën shqipe, të mos ketë shqiptarë që të valvisin flamurin kombëtar në këto troje, largoni ironit tuaja, mendjemadhësit tuaja personale, respektoni parimet e demokracisë sidomos sot kur jemi në vitin 2022, krijoni hapsirë dhe frymë liberale për respektimin e dinjitetit të njeriut, mos vidhni paret e popullit, ulni nivelin e krimit, korrupsionit dhe shantazhit, dhe me këtë rritni nivelin e sigurisë, krijoni hapsirën e shpresës duke angazhuar rininë, shmangni revanshizmin politik primitiv ndaj ideve të ndryshme kudo që paraqiten ato, edhe ndaj oponentëve politik, ndihmoni idetë e të rinjëve, respektoni dijen dhe meritokracinë e tyre – besoni janë shumë dhe ja vlenë – mos keni frikë nga ato, largoni fenomenin e servilizmit të rinjve ndaj të parit dhe mësoni të respektojnë punën për të mirën e tyre dhe për ti bërë më të guximshëm, më krenarë, që të punojnë për të krijura mirqënje për veten e tyre dhe shoqërinë, dhe me këtë të vënë në funksion – funksionimin e shtetit të së drejtës.  

Shpresoj të jemë mirëkuptuar!.

Në Strugë, 16.04.2022.


Loading...
loading...