BLENDI PETROL
Aktuale

Lulzim Nasufi:KUJT I DËRGON POROSI AMBASADORJA AGGELER…?!

A NA DËRGON POROSI AMBASADORJA AGGELER…?!

Në Deklaratën e djeshme për shpalljen e Koco Angjushev PERSONA NON GRATA, Ambasadorja e SHBA – së, Angela Prajs Aggeler, në fund të saj deklaron ,, Në fund të fundit u mbetet zyrtarëve dhe qytetarëve të këtij shteti të kërkojnë përgjegjësinë dhe ndryshime ,,.

Unë në asnjë mënyrë nuk besoj se miku jon dhe partneri jonë strategjik SHBA – të, hekin dorë nga insistimi i tyre dhe ndihmën ndaj popullit në RMV për funksionim të ligjit, funksionim i shtetit të së drejtës, dhe luftën kundër krimit dhe korupcionit të lartë në RMV.

Përkundrazi jam i bindur se Departamenti i Shtetit të SHBA – ve, do të vazhdoj pa asnjë hezitim në rrugën e tyre për të vënë në zbatim drejtësi në RMV, por ndoshta shfrytëzon momentin të paraqes zhgënjimin e saj se cfarë presin dhe, edhe sa kohë do të nevojitet që zyrtarët politik të prodhojnë rezultat dhe të kërkojnë që të veprojnë institucionet e shtetit të së drejtës.

Kurse qytetarët në fund të fundit ta kuptojnë se për të mirën tonë të përgjithshme dhe largimin e së keqës, – KRIMIT DHE KORRUPCIONIT – në ditën e votimit është koha më ta kuptojmë se nuk duhët të udhëhiqemi nga interesi i ngushtë personal, por nga interesi për të mirën e përgjithshme.

,, Zoti nuk do të ndryshoj gjendjen e një populli, derisa vetë populli nuk mer në dorë ndryshimin e gjendjes së tij,,.

Lulzim Nasufi, – Strugë.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button