
Liga e përbashkët e futbollit Kosovë-Shqipëri-Ilirida ku do të merrnin pjesë futbollistët nga të gjitha trojet shqiptare vazhdon të mbetët dëshira me e madhe futbolldashësve shqitparë.
Liga e përbashkët e futbollit Kosovë-Shqipëri-Ilirida
Është biznismeni nga Struga, Lulzim Zhaku-Aliu, ai i cili ka projektuar topin e Ligës Kombëtare Shqiptare. ‘Kuq-zi e gjelbërt’ janë ngjyrat që do të dominojnë në topin e kësaj lige.
Foto: Lulzim Zhaku-Aliu
Në një prononcim për ORAinfo Lulzim Zhaku-Aliu ka thënë se përzgjedhja e këtyre ngjyrave është bërë duke u bazuar në flamurin kombëtar. Ai thotë se trojët shqiptare kanë nevojë për themeilin e një lige të tillë Kombëtare.
“Nëse bashkohen të gjithë në një ligë, atëherë edhe futbolli shqiptar do të ishte me i fortë në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Zhaku-Aliu.
Kujtojmë që Lulzim Zhaku-Aliu për vite të tëra ka mbështetur talentët shqiptarë. Në mesin e tyre janë: Milaim Rama, Mirdi Limani, (Albert) Sabri Selimi, Blerim Xhemajli, Ever Idrizi, Azem Maksutaj e shumë talent të tjerë të cilët kanë pasur nevojë për mbështetje menaxhimi dhe financiare. /ORAinfo/
Lulzim Zhaku-Aliu në mbështetje të talentëve shqiptarë