AktualeSport

Lulzim Zhaku-Aliu,strugani që po merr mbeshteje për Ligën kombëtare në Shqipëri-Kosovë-Iliridë !

Iniciativa për krijimin e Ligës së përbashkët kombëtare Shqipëri-Kosovë-Iliridë ka nisur të fuqizohet dhe të marrë përkrahje në dimenzionin kombëtar. Kjo iniciativë ka nisur të marrë mbështetje të madhe nga punëtorët e kulturës fizike, punëtorë sportivë, trajner dhe invesitor dhe aq me shumë nga futbollistë dhe grupe të tifozëve kombëtar, Kuq e Zi, Plisave, Ballistët dhe tifozë nga të gjitha trevat shqiptare.

Ideatori i kësaj iniciative Lulzim Zhaku-Aliu me një sinqeritet të jashtëzakonshëm senzibilizon çdo mundësi qe i jep përkrahje këtij projekti vetëm që kjo inciativ aq e natyrshme dhe reale e mundëshme qe të jetësohet. Konstruimi i Ligës së përbashkët kombëtare ka për qëllim ngritjen e cilësisë në pikë të parë të futbollit kualitativ në mbarë trojet shqiptare dhe në Ballkan duke pas vazhdimësi kohore me rezultate në nivele të garave ndërkombëtare dhe botërore, shkruan ORAinfo.

Foto: Lulzim Zhaku-Aliu

Kjo Ligë automatikisht me ngritjen e kualitetit të ligës dhe të futbollit do t’iu ofronte një përspektivë dhe depërtim me të lehtë në rrugën e cila qon në arenën ndërkombëtare.

Ngritja e kualitetit të Ligës kombëtare do të mbushte stadiumet me dashamirë të sportit dhe rinin tonë dhe do ta rriste shikushmerinë e futbollit nëpërmjet mjeteve televizive dhe ngritjen e kualitet të gazertarisë sportive në futboll në një nivel me të lart.

Ideatori Lulzim Zhaku-Aliu jo qe vetëm beson , por ka bindje të jashtëzakonshme se kjo ligë do të gjejë mbështetje të ardhmëria jonë  të rinia e cila do të praktikojë ngritjen e edukatës fizike dhe kulutrës sportive në kombin tonë dhe Rajon. Eshtë shumë e natyrshme që nuk do të lutëshin drejtuesit e federatave shqiptare Shqipëri, Kosovë dhe gjithë hapësirave shqiptare se është detyrë e tyre që të kryjnë më ndërshmeri obligimet të cilat i kanë për dëtyrë bashkimin e rinisë tonë të mrekullushme. Se shqiptarët e kanë një rini të mrekulushme të orientuar në kërkesat e shëndosha sportive u dëshmua edhe në Kampionatin Evropian, ku shqiptarët ishin tifozët me të disiplinuar në kampionatin Evropian, e sidomos në ndeshjen Shqipëri-Zvicër ku në fushën e gjelbër ka pasur 17 lojtarë bijë të vendit tonë të cilët e ndëruar edhe shtetin tonë edhe atë zvicëran.

LEXO PO ASHTU:  Tifozët rus të ‘çmendur’ pas Bernard Berishës

“Themelimi i kësaj Lige do të bënte që futbolli shqiptar të jetë me i forti në Rajon. Do të rritej cilësia e futbollistëve dhe stadiumet do të ishin të mbushura me tifozë”, thotë Zhaku-Aliu.

Edhe ky djalë ka qenë prezent në 10 ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare një fotografi e cila flet vet i një të riu shqiptar i cili nesër ndoshta do të jetë në stadiumin e gjelbër duke veshur fanellën e kombëtares. Ky është një djal i kombit tonë me cilën fotografi duhet të mburremi ne të gjithë dhe këtë fotografi ta kemi për motiv shumë të fuqishme për ardhmërinë e shoqërisë tonë në një rini të shëndosh të kulutrës fizike dhe sportive.

Lulzimi Zhaku-Aliu madje ka projektuar edhe topin e Ligës Kombëtare Shqiptare. ‘Kuq-zi e gjelbërt’ janë ngjyrat që do të dominojnë në topin e kësaj lige.

Në një prononcim për ORAinfo Lulzim Zhaku-Aliu ka thënë se përzgjedhja e këtyre ngjyrave është bërë duke u bazuar në flamurin kombëtar.

Topi i Ligës kombëtare i projektuar nga Lulzim Zhaku-Aliu

Biznismeni nga Struga në opinion njihet edhe si person i cili nuk ka kursyer asgjë vetëm e vetëm për të ngritur sportin mbarkomëbtar. Ai për vite të tëra ka investuar në ndërtimin e shumë futbollistë shqiptarë në nivel botërorë, në mesin e tyre janë: Milaim Rama, Mirdi Limani, Sabri (Albert) Selimi, Blerim Xhemajli, Ever Idrizi, Azem Maksutaj e shumë talent të tjerë të cilët kanë pasur nevojë për mbështetje menaxhimi dhe financiare. Kujtojmë që Lulzimi kishte dhënë kontrbut të madh duke lobuar në anëtarësimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Krijimi i një Lige ku do të paraqitëshin ekipet me të forta nga Shqipëria, Kosova dhe Ilirida e kanë përkrahur personalitet të shumta të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë. Por drejtues të FSHF-së dhe FFK-së thotë se realizmi i një ideje të tillë është i pamundur për momentin. Megjithatë as ata nuk e përjashtojnë që në të ardhmen të funksionalizohet kjo ligë. /ORAinfo/

Më poshtë e gjeni edhe një video e cila flet për veprimtarin e Lulzim Zhaku-Aliu për ngritjen e talentëve të rinj shqiptar në arenën nërkombëtare.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

 
Back to top button