LUMENJTË DHE LIQENET ME FEKALE: Kolektorët e harruar!

Ndotja e ujërave në rajonin Jugperëndimor, respektivisht në liqenin e Ohrit, Drinit të Zi, liqenit të Glloboçicës, të Dibrës dhe lumit Radikë, drejtpërdrejt ndikon në dëmtimin e florës dhe faunës. Këto ujëra janë të njohura për mundësinë e prezencës të florës dhe faunës të specieve endemike. Kiril Ristovski nga Qendra për Demokraci Ekologjike “Florozon” thekson se ndotja e ujërave në rajon shkakton probleme të mëdha ekologjike

Vjollca SADIKU

Dibër, 15 shkurt – Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, edhe në shekullin e 21, për shkak të nivelit të ulët të të vetëdijes tek një pjesë e popullatës, por edhe neglizhencës së institucioneve në aspektin të mbrojtjes së mjedisit jetësor, ballafaqohemi me ndotjen e ujërave. Lumenjtë dhe liqenet nga dita në ditë mbushen me mbeturinat të ndryshme, por edhe me fekale. Mos funksionimi i sistemit të kolektorëve është një ndër shkaktarët kryesor për ndotjen të ujërave. Atje ku janë ndërtuar kolektorët, ata nuk mirëmbahen dhe shpeshherë nuk funksionojnë. Por, ka edhe shumë komuna ku nuk ka kolektorë me çka mbeturinat dhe fekalet përfundojnë në liqene dhe lumenj.

Situata në lidhje me prezencën e fekaleve është prezent edhe në pjesën Jugperëndimore të vendit. Sipas Dragana Vellkovska nga shoqata “Ohrid SOS”, sistemi për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, i cili ka kolektorë dhe stacion për pastrimin e mbeturinave në ujë në fshatin Vranisht, filloi me punë në vitin 1988. Kolektori primar, sipas saj, pranon ujërat, kurse ai sekondar sistemin e kanalizimeve nga rajoni. Sipas të dhënave të NP “Ujësjellësi” në Ohër, kualiteti i ujërave që gjenden në stacion dhe ujërave të pastruara të cilët dalin nga recipienti – megjithatë kontrollohen në një laborator, i cili gjendet në ndërtesën e vet ndërmarrjes. Rezultatet më pas dërgohen tek inspektori shtetëror për mjedis jetësor. Po sipas Vellkovskës, ndërtimet e shumta në bregun e Liqenit të Ohrit bëjnë probleme në sistemin dhe ndodh që gjatë verës dhe reshjeve të shiut, fekalet të përzihen me ujërat nëntokësor dhe të përfundojnë në liqen. Viteve të fundit, po sipas burimit të njëjtë, stacioni pastrues në afërsi të Vranishtës nuk punon, me çka një pjesë e fekaleve përfundojnë drejtpërdrejt në lumin Drini i Zi.

ASNJË INFORMATË ZYRTARE PËR NDOTJEN E UJËRAVE

Një dokument i vetëm për çështjen e problemet me kolektorin është raporti i Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar (JISA) nga viti 2012, i cili ndriçoi situatën katastrofale nga mos funksionimi i sistemit të kolektorit. Këto probleme reale nuk trajtohen seriozisht nga institucionet kompetente në vend. Deri para disa vitesh, opinioni nuk kishte informata as për situatën e ndotjes të ujërave në këtë rajon.StrugaLajm

Ndotja e ujërave në rajonin Jugperëndimor, respektivisht në liqenin e Ohrit, Drinit të Zi, liqenit të Glloboçicës, të Dibrës dhe lumit Radikë, drejtpërdrejt ndikon në dëmtimin e florës dhe faunës. Këto ujëra janë të njohura për mundësinë e prezencës të florës dhe faunës të specieve endemike. Kiril Ristovski nga Qendra për Demokraci Ekologjike “Florozon” thekson se ndotja e ujërave në rajon shkakton probleme të mëdha ekologjike. Ai thotë se liqeni i Ohrit, i cili ka një eko-sistem unikat, ka mundësuar që të ekzistojë si i tillë dhjetëra mijëra vite. Liqeni po ndotet duke depërtuar në të ujëra me mbeturina dhe faktikisht shkaktohen strese ekologjike duke u humbur specia endemike. Mos funksionimi i sistemit të kolektorit është një problem i dekadës së fundit për çka edhe Komisioni i UNESKO-s disa herë theksoi se nevojitet patjetër një menaxhim i suksesshëm të ujërave të ndotura. Po sipas Ristovskit, as pushtetet vendore të Strugës dhe Ohrit deri tani nuk kanë ndërmarrë ndonjë aktivitet më serioz për tejkalimin e problemit. Për fat të keq, shton ai, tani për tani nuk ka informata për dëmin që i shkaktohet liqenit apo ujërave të tjera në rajon. Qendra “Florizon” mes tjerëve thekson se patjetër duhet të përcaktohen plane për menaxhimin afatgjatë të ujërave të ndotura që do të jetë në përputhje me kërkesat e UNESKO-s dhe Direktivës për ujëra të Bashkimit Europian.

UJËRAT E ZEZA NË LIQENELAJME TË NGJASHMEShk 15, 2021

Mos funksionimi i kolektorit ndot ujërat edhe të rajonit të Dibrës, por njëkohësisht ujërat e rajonit të Dibrës ndoten edhe nga mungesa e impianteve për pastrimin e ujërave, si në rrjedhën e lumit Drini i Zi ashtu edhe në lumin Radika. Ekologjistët dibran një kohë të gjatë thonë se ujërat e Radikës, Drinit të Zi dhe liqenit të Dibrës kanë edhe ndotje fekale. Deri tani edhe pse ka patur aktivitete, ndotja vazhdon.StrugaLajm

Gazmend Cami, anëtar i shoqatës ekologjike “Deshati”, thekson se nëpërmjet rrjedhës të lumit Drini i Zi, fekalet derdhen në liqenin e Glloboçicës dhe në liqenin e Dibrës. Dukuria është prezente disa dekada dhe deri tani nuk ka patur aktivitete për të parandaluar këtë situatë ekologjike. Përveç ndotjes që vjen nga mos funksionimi i kolektorit, thotë Cami, liqeni i Dibrës ndotet edhe nga mungesa e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza që derdhen në liqe nga fshatrat e Komunës Dibër: Xhepisht dhe Otishan, si dhe nga fshatrat e komunës rurale Qendër Zhupë. Nga ana tjetër, sipas shoqatës së ekologjistëve dibran, ndotjet e ujërave të lumit Radikë dhe liqenit të Dibrës vijnë edhe nga rajoni i Rekës së Poshtme në Komunën Mavrovë- Rostush. Sipas burimit të njëjtë, ujërat e zeza nga fshatrat Zhirovnicë, Velebordë, Rostush, Skundrinjë, Jançe… përfundojnë në lumin Radik. Pikërisht nëpërmjet Radikës, ujërat e zeza përfundojnë në liqenin e Dibrës. Burimet e njëjta thonë se ndotja në Dibër dhe rajon shkakton drejtpërdrejt dëme në florën dhe faunën si në Radikë, ashtu edhe në liqenin e Dibrës.

Njësia e Entit për Shëndet Publik në Ohër, gjatë sezonit veror – shpeshherë në bregun e Liqenit të Dibrës ka konstatuar prezencë të ujërave të zeza dhe ndotje të madhe të të ujit sidomos në pjesën e plazhit. Një situatë e këtillë drejtpërdrejt dëmton edhe shëndetin e njeriut. Edhe pse merren masa adekuate, një pjesë e theksuar e të rinjve vazhdon shpeshherë të përdor këto ujëra për rekreim. Pushteti vendor në Dibër thekson se ndërkohë, ka ndërmarrë aktivitete për ndërtimin të kanalizimeve dhe impianteve për pastrim të ujërave të zeza në fshatrat Xhepisht dhe Otishan, me qëllim që të ndërpritet ndotja me ujërat e zeza në liqen. Para më shumë se një dekade, qeveria Italiane filloi realizimin e një projekti për pastrimin e lumit Radikë. Bëhet fjalë për mbrojtjen e lumit, ndërsa projekti prej 8.6 milionë euro, sipas përfaqësuesve të pushtetit vendor, nuk është realizuar në tërësi. Fikret Ibraimi, përgjegjës për informim pran Komunës Mavrovë-Rostushë thotë se nga katër impiante për pastrimin e ujërave të zeza në fshatrat e kësaj komune, atë kohë janë ndërtuar vetëm tre edhe atë në Zhirovnicë, Skudrinjë dhe Jançe. Megjithatë, siç tregon ai, asnjë nga impiantet nuk është në funksion.

“Për fat të keq, ky projekt ka dështuar dhe nuk është bërë pranimi teknik as edhe i impiantëve. Ne si pushtet vendor kemi ndërmarrë disa aktivitete në lidhje me funksionimin e impianteve, por kjo çështje nuk varet nga ne”, thotë Ibraimi dhe shton se në kuadër të këtij projekti, ka qenë i paraparë edhe ndërtimi i një deponie rajonale, por që nuk është realizuar edhe sot e kësaj dite. Të theksojmë se ky dështim i këtij projekti vazhdon të jetë një problem i madh ekologjik për tërë rajonin më Perëndimor të Maqedonisë.

NDOTJA PO PENGON EDHE TURZIMIN

Duke marrë parasysh faktin se ndotja e ujërave në rajon frenon edhe zhvillimin e turizmit, në Komunën Qendër Zhupë, pushteti vendor ka ndërmarrë aktivitete për ndërtimin e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza. Kryetari i Këshillit të Komunës, Fehmi Skender, thotë se kohëve të fundit janë realizuar projekte për mbrojtjen e mjedisit jetësor e veçmas për ndërtimin e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza. “Nëpërmjet këtyre projekteve, faktikisht ujërat e zeza nuk mund të depërtojnë në bregun e liqenit të Dibrës në pjesën e territorit të Komunës rurale Qendër Zhupë. Me këto aktivitete, faktikisht mbrojmë ujërat e liqenit dhe bregun e liqenit, i cili me një projekt tjetër do të jetë qendër turistike. Problemet në fjalë në aspekt rajonal sa i takon mbrojtjes së mjedisit jetësor, i trajtojmë së bashku me komunat të rajonit siç janë Dibra dhe Mavrovë- Rostushë”, tregon Skender.

Shefi i kabinetit të ministrit të Ambientit Jetësor, Arsim Fidani, thotë se në ndërkohë, është bërë rikonstruim i sistemit në mënyrë që të mund të vihet në funksionim, ndërsa vijon procedura e përgatitjes së lejes së menaxhimit të sistemit nga Sektori i Ujërave në ministri , i cili sipas planit, do të përcaktoj masat për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e sistemit të ujërave. “Kjo është bazë për inspektimin dhe mbikëqyrjen e korrektësisë së Sistemit dhe pajtueshmërisë me detyrimet ligjore dhe normative për funksionim”, thotë Fidani, ndërsa shton se inspektorati shtetëror i Mjedisit Jetësor bëri një inspektim në fund të vitit 2020 dhe ka detyruar ndërmarrjen publike “Sistemi i kolektorit” të sigurojë trajtimin e duhur të ujërave të ndotura. Faktikisht të gjitha shoqatat, por edhe institucionet e këtij rajoni janë të vetëdijshëm se mos funksionimi i kolektorit dhe mos funksionimi i impianteve për pastrimin e ujërave të zeza në rajonin Jugperëndimor janë shkaktar të ndotjes të mjedisit jetësor, megjithëse shumë pak është bërë për zgjidhjen e problemeve.

(Me këtë shkrim, gazeta KOHA i bashkëngjitet fushatës “Kthjellohu”, që realizohet nga Instituti për Komunikime Studimore, e financuar nga Ambasada Britanike në Shkup)0Share

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...