Aktuale
Makina bie në liqen, humb jetë 34-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





























