Makina del nga kontrolli dhe përplaset me pemën, në gjendje të rëndë një vajzë në Tiranë (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” pranë Kinostudios. Një makinë e tipit Benz ka dal nga rruga dhe ka përplasur me një qytetare dhe më pas një pemë. Akoma nuk është konfirmuar gjendja shëndetësore e vajzës, por nga burime jozyrtare mësohet së është në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr. 4, për veprime të mëtejshme hetimore.”


Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

In : Aktuale

Loading...
loading...