Malli për vendlindjen, Ilaz Sallahit i kushtoi dhjetë ditë karantinë në Zvicër

Edhe pse i vetëdijshem se pas kthimit nga vendlindja në Zvicer, do të qëndrojë dhjetë ditë i izoluar në shtëpi, Ilaz Sallahi nga fshati Biçec i Kaçanikut vendosi të marr rrugën e mundimshme për në vendlindje së bashku me familjen e tij.

E dinte se kjo rrugë do t`i kushtojë shtrenjtë, por siç thotë për “Shtegu.com”: “Guri rëndë peshon në vend të vet. Isha verbuar për t`i parë familjarët, miqtë e dashamirët. Bile edhe për gurët e Lepencit më kishte marr malli”, pohon Ilati i cili është i punësuar në një sipërmarrje përmirëmbajtjen e godinave të banimit, ku ai me zemërgjerësinë e tij ka punësuar rreth njëzet bashkatdhetarë të tij, ndërsa humanizimi i tij përfshin edhe punësime nëpër sipërmarrje të tjera, e që numri i të ndihmuarve arrin në rreth njëqind bashkatdhetarë.

“Ishte shumë vështirë të qëndroje i mbyllur në katër mure, por përderisa i kujtoja momentet e ëmbla që i kalova në vendlidnje, koha kaloi sa hap e mbyll sytë. Dua ta falënderoj në veçanti fqinjen tonë dhjetëvjeçare Sanja Sigrist, përndryshe shoqe e shkollës e vajzës sime Loreta, e cila në asnjë moment nuk hezitoi të në blinte artikuj ushqimorë dhe gjëra të tjera të nevojshme”, vazhdon më tej Ilazi, i cili më tej shton: “Edhe dy-tre muaj po ta bëjnë karantinën, unë nuk do të ndalem së vizituari vendlindjen, pasi trupin e kam këtu në Zvicër, por mendja për çdo ditë fluturon atndej, aty ku bukës i thonë bukë e mjaltës – mjaltë”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...