AktualeRajoni

Mamadani, emigranti mysliman zgjidhet kryetar i Nju Jorkut!

Zohran Mamdani thyen çdo ‘tabu’ zgjidhet kryebashkiak i New York-ut
Zohran Mamdani, një ligjvënës 34-vjeçar, u zgjodh kryetar bashkie i qytetit të Nju Jorkut të martën, duke u bërë kryetari i parë mysliman i qytetit dhe kryetari i parë i bashkisë nga Azia Jugore.

Pavarësisht fushatës së fortë kundër tij dhe thirrjeve të përsëritura të Presidentit Donald Trump, i cili e ka quajtur atë “komunist” dhe ka mbështetur kundërshtarin e tij, ish-guvernatorin Andrew Cuomo, Zohran Mamdani ka arritur një fitore historike.

Në një fitore për krahun progresiv të Partisë Demokratike, Mamdani mundi ish-guvernatorin Andrew Cuomo dhe republikanin Curtis Sliwa.

“E ardhmja është në duart tona”, u tha ai mbështetësve në fjalimin e tij të fitores që zgjati 30 minuta.

Në fjalimin e tij, Mamdani deklaroi se: “Miqtë e mi, ne kemi përmbysur një dinasti politike. Nju Jorku është ndërtuar nga emigrantët dhe do të mbetet i tillë, tani i drejtuar nga një emigrant”.

Mamdani fitoi mbi 50% të votave, duke ruajtur një diferencë prej rreth 10 pikësh ndaj ish-guvernatorit Andrew Cuomo, i cili kandidoi si i pavarur me mbështetjen e Donald Trump dhe Elon Musk. Ndërkohë, kandidati republikan Curtis Sliwa arriti vetëm 10% të votave.

“Për aq kohë sa mbajmë mend, punëtorëve të Nju Jorkut u është thënë nga të pasurit dhe ata me lidhje të forta se pushteti nuk u përket atyre, megjithatë, gjatë 12 muajve të fundit, ju keni guxuar të synoni diçka më të madhe. Sonte, kundër të gjitha parashikimeve, ne e kemi kapur atë”, tha Mamdani.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button