Maqedoni, mijëra fëmijë përfundojnë rrugëve duke kërkuar lëmoshë e jo duke ndjekur mësimin

Dita botërore e fëmijëve i gjen mijëra fëmijë nëpër rrugët e të gjitha qyteteve të shtetit duke kërkuar lëmoshë. Disa janë të shoqëruar nga prindërit, të tjerët janë të vetëm dhe shihen tek kërkojnë nëpër udhëkryqet kryesore, por thuajse që të gjithëve u është mohuar e drejta e arsimimit dhe keqpërdoren për interesa të caktuara. Ka edhe nga ata fëmijë që jetojnë me prindërit, ndjekin procesin edukativo-arsimor, por detyrohen që në një pjesë të ditës bashkë me prindërit e tyre të shtrijnë dorën për të kërkuar lëmoshë.

Dragi Zmijanac nga Megjashi thekson se jozyrtarisht numri i fëmijëve lypsarë arrin deri në 2 mijë.StrugaLajm

“Edhe pse spekulohet se ka numër prej 500 deri në 2 mijë fëmijë, që çdo ditë nëpër Maqedoni, me duar të zgjatura kërkojnë lëmoshë. Fëmijët duhet që në kohë të fitojnë shprehi jetësore ku do të jenë aktorë aktiv që do të jenë model i mirë që tregon se mund të dilet nga rrethi i varfërisë dhe keqpërdorimit të mundit të fëmijëve dhe shteti është i obliguar.. që të ballafaqohet dhe ta zgjidh këtë problem, pasi një fëmijë në shkollë, një fëmijë më pak në rrugë”, deklaroi Dragi Zmijanac “Megjashi”.Avokati i populli, Naser Ziberi tha po hulumtojnë situatën me fëmijët që kërkojnë nëpër rrugë. Ai tha se hulumtimi bëhet i vështirë pasi Institucionet kompetente nuk kanë numër objektiv të fëmijëve lypsarë. Sipas tij ky numër zyrtarisht shënon 71 fëmijë por është shumë larg realitetit.“Ne në fazën e dytë të hulumtimit do të bëjmë edhe një analizë të fëmijëve të cilët jo vetëm që janë të vendosur në qendra për përkujdesje por edhe të fëmijëve të tjerë që jetojnë nëpër familje e që keqpërdoren për qëllime të tyre, dhe sipas informacioneve jozyratare, ky numër është shumë më i madh se sa i fëmijëve të cilët janë të vendosur dhe janë nën përkujdesje të shtetit”, u shpreh Naser Ziberi, Avokati I Popullit.StrugaLajm

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Organizata Botërore Unicef, Qeveria dhe Federata e Futbollit dërguan porosi për kujdes shëndetësor të fëmijëve, proces edukativo arsimor kualitativ për çdo fëmijë si dhe mos diskriminim të fëmijëve.

In : Aktuale

Loading...
loading...