Maqedonia 820 raste me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bëre 2019 testime ndërsa janë regjistruar 820 raste të reja me KOVID-19.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit betejën kundër koronavirusit e kanë fituar 895 persona.
Në 24 orët e fundit jetën e kanë humbur 32 persona.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar nga KOVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 61 543, numri i pacientëve të shëruar 38 400 dhe i të vdekurve 1731.
Numri i rasteve aktive është 21 412StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...