Maqedonia dhe Shqipëria janë vendet më të pakënaqur në Ballkan

Finlanda është radhitur në krye si vendi më i lumtur për të jetuar, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e 89-ta midis 146 vendeve të ranguara.
Kjo bëhet e ditur sipas Raportit të Lumturisë së OKB-së, një botim i Rrjetit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Ndër dhjetë vendet më të lumtura këtë vit janë Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Luksemburgu, Suedia, Norvegjia, Izraeli dhe Zelanda e Re.
Raporti Botëror i Lumturisë vlerëson 146 vende dhe merr parasysh tregues të tillë si jetëgjatësia, mbështetja sociale, korrupsioni dhe të tjera.
Nga vendet e rajonit, vendi më i lumtur për të jetuar është Sllovenia, e cila është në vendin e 22-të, Kosova radhitet në vendin e 32, pastaj Serbia në të 43-tin, Kroacia në të 47-ën, BeH në të 67-ën, Mali i Zi në vendin e 75-të dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 89-të. Shqipëria është renditur në vendin e 90 për vitin 2022 nga 146 vende.
Krahasuar me vitin e kaluar, nga vendet e rajonit, vetëm BiH dhe Mali i Zi ranë me disa vende. Sipas raportit të vitit të kaluar, Sllovenia ishte e 29-ta, Serbia e 48-ta, Kroacia e 60-ta, BiH e 64-ta, Mali i Zi e 70-ta dhe Maqedonia e Veriut e 94-ta.
Amerika ra në vendin e 16-të nga vendi i 14-të i vitit të kaluar, Britania në vendin e 17-të nga vendi i 18-të i vitit të kaluar dhe Franca, e pandryshuar, është në vendin e 20-të.
Nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, Lituania dhe Estonia kanë treguesit më të mirë, në vendin e 34 dhe 36, të ndjekur nga Moldavia – 62, Kirgistani – 64, Bjellorusia – 65, Turkmenistani – 78, Rusia – 80, në krahasim me vitin e kaluar. Vendi i 60-të, raporton RIA Novosti.
Vendet më të pakënaqura, sipas OKB-së, janë Afganistani, i cili është në vendin e fundit dhe Libani