Maqedonia drejtë zgjedhjeve të reja parlamentare

Nga Abdulla Mehmeti

(Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, më 13 shkurt 2013, kishte deklaruar: ,,Nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni…”.
Pas një viti, në Maqedoni u mbajtën zgjedhje të parakohshme parlamentare, më 27 prill 2014.)

Disa udhëheqës të lartë të pushtetit dhe megafonët e tyre në media, duan t’i mashtrojnë qytetarët me gjysmëdemokraci dhe gjysmëreforma.

Vetëm ata që nuk ua duan të mirën qytetarëve dhe shtetit, që nuk shohin qartë, nuk dinë dhe nuk janë të informuar mirë, nuk dëshirojnë forcimin e demokracisë dhe të institucioneve stabile të pushtetit, mund të jenë kundër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, me këtë edhe krijojnë kushtet për rikthimin e krizës politike në vend, përgatitin rikthimin në pushtet të forcave destruktive dhe kriminale të pushtetit të deridjeshëm dhe krijojnë klimë për forcimin e ndikimit rus në Maqedoni.

Për nevojën e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një shtet demokratik diktojnë rrethanat, sugjerojnë faktorët ndërkombëtarë dhe vendosin qytetër e atij vendi, nuk vendosin funksionarët e pushtetit që zgjidhen, apo emërohen, dhe paguhen për kryerjen e detyrave të tyre!

Institucionet e brishta të pushtetit, pa shumicë parlamentare stabile, si dhe paaftësia për kryerjen e plotë të reformave, sidomos mospastrimi me të kaluarën kriminale në ish qeverinë e Maqedonisë, nuk ua jep luksin këtyre funksionarëve ta rrezikojnë edhe një herë vendin me rikthimin e krizës politike.

Për shkak të reformave të domosdoshme dhe të plota, pastrimin e institucioneve të pushtetit nga elementet e korrupsionit dhe krimit, krijimin e shtetit ligjor, forcimin e demokracisë dhe konsolidimin institucioneve të pushtetit: do të organizohen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në Maqedoni, gjatë vitit 2018.


Loading...
loading...