Maqedonia e Veriut nuk do të mbyllë kufijtë dhe nuk do të ketë orë policore

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se edhe përkundër rritjes së numrit të të infektuarve me Kovid-19, nuk do të ketë mbyllje të kufijve dhe orë policore. Ai edhe njëherë derisa foli për kapacitete nëpër spitalet e vendit apeloi që të respektohen masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria.

“Në të gjitha spitalet përveç në Strumicë dhe Kumanovë ka vende të lira. Janë siguruar kapacitete, kemi planë për vendosjen e pacientëve edhe në klinikat tjera. Gjithashtu kemi plan edhe për ekipimin e mjekëve për të punuar në këto klinika”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.StrugaLajmStrugaLajm

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë janë pranuar dhe miratuar edhe disa rekomandime të Komisionit për Sëmundje Infektive, një ndër to është ndalesa për grumbullimin e më shumë se katër personave në vendet publike. Kjo ndalesë sipas Filipçes do të vlej edhe gjatë ditës edhe gjatë mbrëmjes.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...