Është e gjatë lista e produkteve, bujqësore dhe ushqimore, që Maqedonia mund t’i mbrojë si tradicionale. Suxhuku i Kumanovës, salçiçet e Maqedonisë, djathi i Berovës, kaçkavalli i Galiçnikut, qepa e Buçimit, ullinjtë e Dojranit, trofta e lumenjve, specat e mbushur me hudhër (dollma), qoftet e ikrës, pinxhuri i Velesit, Sallata me speca të thatë, krapi në tepsi, grosha e Tetovës, mollët e Tetovës, qershitë e Ohrit, pekmezi i kripur janë vetëm disa prej tyre.
Sipas prof. dr. Vlladimir Kakurinov, nëse Maqedonia dëshiron t’i mbrojë produktet e saj tradicionale, atë duhet të bëjë sa më parë duke e pasur parasysh atë se vendet e tjera nuk presin dhe janë shumë të shpejtë në këtë drejtim. Veçanërisht interesante është Bullgaria në listën e së cilës për t’u mbrojtur janë kungullori dhe pinxhuri djegës, produkte të cilat ne i konsiderojmë si tonat. Për këto arsye duhet filluar menjëherë me punë dhe të mbrohen produktet tradicionale të Maqedonisë, thekson profesori në Doracakun për mbrojtjen e produkteve tradicionale të cilin e përgatiti si kontribut ndaj zhvillimit rural.
Kakurinov thekson tabelat e produkteve të cilat vendi mund t’i mbrojë si VGT – veçanti të garantuara tradicionale. Ato ndahen në kategori të mishit, djathëra, vezë, mjaltë, fruta, perime, drithëra, peshq, gaforre,…, të freskëta apo të përpunuara. Në kategorinë e supave dhe çorbave profesori i sugjeron: Supën prej peshqve të liqeneve, çorbën prej mishit të qengjit dhe çorbën kukurec.