Maqedonia vend i çudirave ku ka mësues që shesin drogë, polici që ngacmon vajzat, ngacmuesit vazhdojnë të përdhunojnë!

Maqedonia e Veriut është vend i çudirave dhe i trazirave, kjo është dëshmuar ndër vite me rastet tmerruese që kanë ndodhë, që më shumë ka ngjarë se kemi të bëjmë me një shtet që është jashtë sistemit dhe jo funksional. Profesioni i mësuesisë është më shumë se kaq, sepse konsiderohet mision në vete, por kjo vetëm nga aspekti teorik. Në praktik në vendin tonë ka ndodhë një rast skandaloz ku një grua e vet-quajtur mësuese është kapur duke shitur drogë. Kjo është terrorizuese sepse kjo grua ka qenë e veshur me petkun e edukatores dhe paramendoni se çfarë edukate ka pas mundësi të transmetojë te nxënësit. Por, kjo nuk është e vetme në këtë “biznes”, sepse ngjashëm edhe kolegu i saj nga Prilepi është kapur duke shitë drogë. Nga ana tjetër policia është organ shteti që mbron qytetarët, por jo çdo polic vepron në bazë të kësaj. Sepse, së fundmi është kapur një burrë i veshur me uniformë polici duke sulmuar disa nxënëse të shkollës së mesme. Ndryshe, tre ngacmues në Strugë janë kapur për përdhunim të vajzave të mitura. Paramendoni në duar të kujt janë gjeneratat e ardhshme të mësueseve që shesin drogë, të policëve që ngacmojnë, dhe të ngacmuesve që përdhunojnë. Nga kush të marrin dije e prej kujt të ndihen të sigurt. Pra, mësuesit në mungesë të dijes shesin drogë dhe polici në mungesë të sigurisë ofron ngacmim, ngacmuesit që përdhunojnë çdo ditë e më shumë shtohen, kjo është Maqedonia e Veriut, shkruan Zhurnal.

StrugaLajm








Loading…


loading…