Maqedonia, vendi ku banditët marrin nënshtetësi, e jo shqiptarët etnik

Muhamer Pajaziti

Maqedonia është vendi i çudirave dhe absurdeve. Vendi ku qytetarët që kanë lindur e jetuar këtu s’mund të realizojnë asnjë të drejtë për shkak të mungesës së nënshtetësisë.

E në anën tjetër, pajisen me pasaporta banditët e njohur nga rajoni dhe më gjërë.

Çuditërisht, kjo qeveri dhe ky shtet prap quhet demokratik dhe pretendon ti bashkangjitet familjes evropiane.StrugaLajm

Shteti që u mohon qytetarëve të vet të drejta që garantohen me ligjet e vendit dhe shumicën e konventave ndërkombëtare.

Si mund të jetë Demokratik një vend që qytetarëve u mohon shtetësinë, pa të cilën ata s’mund të votojnë dhe nuk mund të zgjidhen.StrugaLajm

Kjo ka të bëjë vetëm me të drejtat politike dhe civile, por fatkeqësisht, këta qytetarë s’mund të realizojnë as të drejtat tjera, personale, sociale e ekonomike.

Atëherë, ku janë nisur këta pushtetar? Si do të arrijnë në Evropë me këtë tren me binar të prishur?!

E vërteta është se Maqedonia po duket si një xhempere që i kanë ikur shumë fije dhe do të bëhet lëmsh prej leshi.

In : Aktuale

Loading...
loading...