MARËVESHJA E OHRIT FESTE DHE SHQETESIM

Xhevdet Nasufi

Sot edhe duhet të festojmë që në Ohër u nënshkrua në 13 Gusht 2001 Marëveshja Kornizë e Ohrit(MO) për dy objektivat madhore të saj:
• U pushua armiqësia që kishte evulua në luftë shqiptare-maqedonase dhe
• U përcaktua dhe u përkufizua bazamenti politik dhe juridik me vullnetin e shqiptarëve dhe maqedonasve,në përkrahjen e amerikanëve dhe evropianëve, që shqiptarët të jenë element i shtetformimit në Maqedoninë e Veriut.

Pak histori

Përgatitjen e hartimit të MO, në jehonën e luftës së vitit 2001, Arbën Xhaferi,unë dhe Mendu Thaçi e nisem në Tetovë me ndihmen e miqëve amerikanë, duke e ditur se çdo luftë ka epilogun e tavolines politike.Dhe pas këtij fillimi spiritual, dhe pas vazhdimit në Shkup dhe mbarimit pas bisedimeve intensive në Ohër(gati 13 ditë), u dakorduam për tekstin e Marrëveshjes.Te kuptohet,teksti i dakorduar gjatë udhëtimit prej Ohrit gjer në Shkup pësoj ndryshime(në pjesën e preambules) për të cilat ndërhyrje dhe ndryshime dha përkrahjen dhe pëlqimin e vet struktura politike e luftës,larg pjesëmarjes te eksperteve. Sidoqoft,fryma dhe sensi i i Marëveshjes nuk u ndryshua dhe përfundimisht u përkufizua juridikisht e drejta e shqiptarëve si element i shtetformimit në Maqedoninë e Veriut.Kjo faktikisht u bë edhe objektivi i luftës dhe i ndryshimit të Kushtetutes dhe sistemit juridik në vend.StrugaLajmStrugaLajm

MO dhe thelbi i ndryshimeveStrugaLajm

Bazamenti mbi të cilin ngrihet vet MO është ndryshimi radikal i konceptit të shtetit të Maqedonisë, nga ideja shtet etnik i maqedonasve në shtet multietnik.Për këtë qëllim me MO u instalua: 1 Decentralizimi i Maqedonisë si shtet tejet i centralizuar si legatë e ish Jugosllavisë e afishuar skajshëm kundër shqiptareve;2 Përfaqësimi i drejtë në kuptimin që shtetin nëpërmjet funksioneve dhe veprimtarisë së tij ta menaxhojnë edhe shqiptarët; 3 Zhvillimi dhe përparimi i identitetit dhe vlerave etnike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pa përkufizime;4 Instalimi i shqipes si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoninë e Veriut në kuptimin e vërtetë gramatikor dhe juridik;5 Aplikimi i demokracisë konsensuale si metodën e vetme demokratike për të eleminuar sistemin e majorizimit, i cili në emër të demokracisë së rrejshme i ka shkallmua,sakatuar dhe diskriminuar shqiptarët skajshmërisht.

Pse duhet të shqetësohemi sot

Si asnjëherë gjer tani,sot duhet të shqetësohemi edhe më shumë për marrëdhëniet shqiptare-maqedonase dhe fatin e MO.Nga e gjithë semantika e MO politikbërja shqiptare(BDI) në pushtet gjatë gjithë kohës e kanë shtrydhur dhe dhunuar si objektiv dhe kërkesë, zyrtarizimin e gjuhës shqipe.Rregullisht në gjithë cikluset zgjedhore kjo është përsëritur,por kurrë nuk u zyrtarizuar faktikisht kjo gjuhë.Dhe pas kaq kohë ajo nuk është zyrtarizuar.Por,a është në MO vetëm gjuha shqipe që duhet të zyrtarizohet? Ku është sot pushteti i decentralizuar vendor si nevojë imediate për të drejtat e shqiptarëve?Ku janë funksionet klasike shtetërore që i ushtrojnë shqiptarët? Ku është mbrojtja, zhvillimi dhe kultivimi i vlerave etno-kuilturore për shqiptarët? Vall, ku mbeti demokracija konsensuale që realisht skajshëm është instrumentalizuar nga politikan të pandërgjeshëm ?
Dhe sot me shum dhëmsuri duhet të konstatojm një të vërtetë të neglizhuar nga BDI dhe lideri i tyre: Jeta është më e pasur se çdo norm e shkruar dhe MO është dashur të evulojë pozitivisht për shqiptarët, jo të mos zbatohet me dekada,të mos jetësohet sa duhet dhe si duhet.
Shqetsimi i përmendur sot ka një ndryshim serioz, pasi për të gjitha të pabërat apo të keqëbërat në papërputhshmëri me i MO,gishtin e fajsisë nuk mund ta drejtojm vetëm kah maqedonasit.Prandaj edhe debati për kryeministrin shqiptar (bile edhe për një ditë sipas filozofisë politike të BDI-së) është kërkesë dhe lutje joparimore ndaj maqedonasve,mitizim arkaik i funksioneve shtetërore,ushtrimin dhe menaxhimin e të cilave duhet dhe munden ta bëjnë edhe shqiptarët.


Loading...
loading...