MASAKRA DHE GENOCIDI (1944-1945) NË TREVAT LINDORE SHQIPTARE

Prof. Dr Nebi Dervishi

Përkujtes

(me rastin e 80-të vjetorit)

MASAKRA DHE GENOCIDI (1944-1945) NË TREVAT LINDORE SHQIPTARE

Shqyrtimi i genocidit dhe masakrave ndaj popullit shqiptar në vitet e fundit të Luftës së Dytë Botërore ( nëntor 1944 – prill 1945, e në këtë kuadër edhe Masakrës në Monopolin e Tetovës (17 nëntor 1944), ka qenë prore një punë e vështirë, për shkak të problemeve të shumta dhe delikate që mbartin ato. Për këto gjithnjë ka pasur e do të ketë mendime e diskutime të ndryshme, për shkak të mungesës së dokumentacionit relevant bazë e të polizimit të skajshëm të studimeve e sidomos për këtë periudhë e veçmas për këto problem. Në kushtet e një politizimi të tillë është dashur që studimet në këtë fushë të harmonizoheshin me konjukturat politike e t’u përshtateshin interesave e kërkesave të politikës së ditës. Për rrjedhojë ka qenë e dukshme praktika që mënjanonte e linte në heshtje pikat e errëta për shumë fshatra të Kërçovës, Gostivarit e Tetovës, etj) e gjërat të tjera delikate të kësaj teme, në mënyrë që të justifikohej çdo veprim, çdo masë e çdo qëndrim përcaktuar e i mbajtur në ato vite.

Akuzat politike dhe pretencat që i bëheshin popullit shqiptar të Maedonisë e të Kosovës si bashkëfajtor me nazifashizmin, duke pregaditur opinionin e brendshëm e të jashtëm, kërkonte vendimin dhe ekzekutimin e tij. 

Në varësi me zhvillimet e reja, gjithnjë me inisiativën serbomadhe, punohej dhe veprohej që të dilej me një dokument programatik që të kënaqte hegjemonizmin shtetomadh jugosllav në përgjithësi dhe hegjemonizmin serbomadh në veçanti. Ky u pregadit, u miratua dhe u lëshua për zbatim, duke u mbajtur sekret, për të ruajtur “Jugosllavinë e Re” nga kompremetimi me strategjinë e vjetër. U deshën vite që atë të shohë në dritën e diellit populli shqiptar, mbi të cilin luhej e vazhdon të luhej tragjedija e vërtetë, në sy të botës mbarë”.

Programi emërohet “Problemi i Pakicave në Jugosllavinë e Re”, që mban datën 3 nëntor 1944, dhe me autor, famëkeqin Dr. Vaso Çubrilloviqi. Prologu përmban një vështrim historik: “Pozita Gjeopolitike e territoreve jugosllave në kryqëzimin e qytetërimit, të perandorive dhe popujve, në kufirin midis Lindjes dhe Perëndimit, Veriut dhe Jugut, ka ndikuar gjatë shekujve që në këto teritore të vendosen ose të përpiqen të vendosen dhe popuj të tjerë, përveç sllavëve të Jugut”, ku akuzohen italianët, gjermanët dhe hungarezët për vërshime në drejtim të Adriatikut, të Banatit, Baçkës e Sremit, ndërsa shqiptarët për vërshime pas vitit 1690 në Kosovë, në rrafshin e Dukagjinit, rrezë maleve të Sharrit dhe në rrjedhën e sipërme të lumit Vardar, duke i quajtur pushtues dhe shkretues shqiptarë, në trojet e tyre mijëra vjeçare, kur askush s’e imagjinonte shfaqen e sllaveve, serbëve e të Jugosllavisë në gadishull, pa le më në Dardani apo në Kosovë. Shkenctari serb arrin të thotë “Pas çlirimit, në vitin 1918, ne mbajtëm ndaj pakicave kombëtare një qëndrim shumë zemërgjërë” dhe shtonë se: “Tek ne pakicat kanë gëzuar të gjitha të drejtat qytetare, kanë patur një autonomi të plotë arsimore dhe të drejtën për të mbajtur lidhje kulturore me popujt e origjinës së tyre” . !!!

Më tutje në këtë dokument, më saktë, në hyrjen e tij, theksohet se shqiptarët në Maqedoni dhe në Kosovë” arritën që nëpërmjet autonomisë së bashkësive fetare islame të shtjejnë në dorë një organizatë, e cila do t’u shërbente në mënyrë të gjithanshme objektivave të tyre kulturore dhe politike kombëtare”, se “ kanë shfrytëzuar zemërgjerësinë” dhe durimin tonë”, dhe “Që para lufte u vu re shtimi i synimeve seperatiste të pakicave kombëtare” e se “Të gjitha privilegjet kulturore dhe ekonomike u shërbyen atyre vetëm për t’i shfrytëzuar si një mjet për shkatërrimin e shteteve në të cilat jetonin.

Ana historike e këtij dokumenti programatik përfundon se: “tre grupet kryesore të pakicave në Jugosllavi, vetë kanë hequr dorë nga të drejtat e tyre qytetare, duke hapur dhe në mënyrë armiqësore kundër shtetit në të cilin jetojnë. Prandaj kanë humbur të drejtën të vazhdojnë të quhen qytetarët tanë” .

“Ata duhet të largohen nga shteti ynë, sepse e meritojnë këtë. Fjala është për shqiptarët, hungarezët dhe gjermanët”.

Në pjesën e dytë, hynte në shkaqet pse me “pakicat” duhen qeruar hesapet, ku numërohen:

“Qëndrimet jo besnike, ndaj Jugosllavisë ndaj serbizmit; Pozita gjeopolitke dhe lidhja e tyre me popujt fqinjë të së njëjtës origjinë”; shfrytëzohen nga popujt fqinjë kundër Jugosllavisë” ; “… pakicat janë shkak i grindjeve midis saj (Jugosllavisë) dhe shtetve fqinje”, si dhe janë “gurë pengese, midis shtetit tonë dhe popujve fqinje”; “Pakicat kombëtare te ne janë përqëndruar në pozitë shumë të rëndësishme ekonomike e strategjike të shtetit tonë”.

Veçanërisht, ky dokument programatik antishqiptar ndalohet në ato shkaqe politike, strategjike, ekonomike, etj. që e bënë të “domosdoshme” serbizmin dhe shpërnguljen e tyre.

Duke u nisur nga tri aspekte: strategjike, politike dhe ekonomike në dokument gjithashtu theksohet se “nyja e problemit” lidhur me pakicat, është Vojvodina dhe Kosova. Kështu, arrihet në përfundimin e tyre shfarosës, ku thuhet: “Për ne, problemi kryesor është si t’i shkatërrojmë blloqet e pakicave në territoret e rëndësishme gjeopolitike” dhe objektivisht kushtet për këtë punë janë shumë të favorshme”.

Mënyra e serbizmit të Kosovës e Maqedonisë synojnë që t’i shmangen konfliktit me Shqipërinë, kërkohet që “Këtu duhet të veprohet më me mature dhe taktikisht se sa në Vovodinë. Për këtë arsye duhen studjuar mirë se cilat zona duhen spastruar nga Shqiptarët dhe të vendosim popujt tanë, pa prekur as një fshat, asnjë shtëpi shqiptare me shumë se sa është e nevojshme”. Por, theksohet posaçërisht : “Nëqoftëse dëshirohej që të arrihet qëllimi i lidhjeve reciproke të Malit të Zi, Serbisë e Maqedonisë, në Kosovë e Metohi, duhet të ndryshohet me themel përbërja e tyre etnike…”.

Për të arritur këtë objektiv strategjike serbomadh vihet në dukje: E para, të shfrytëzohet kjo luftë, ku theksohet se “luftrat janë momenti më i përshtatshëm për zgjidhjen e këtyre problemeve. Ato, si ndonjë stuhi, duke kaluar nëpër shtet shkulin nga rrënjët dhe marrin me vehte masat. Ajo që në kohë paqe kërkon dekada dhe shekuj, gjatë kohës së luftës kryhet brenda muajsh dhe vitesh…; ushtria gjatë opercaioneve të luftës duhet të spastrojë në mënyrë të planifikuar dhe pa mëshirë pakicat kombëtare nga këto territore, të cilat dëshirojmë t’i popullojmë me elementin tonë kombëtar”.

Si mënyrë e dytë krahas spastrimit me anë të ushtrisë kërkohej që pakicat “t’u privohen të gjitha të drejtat e pakicës: dhe shton se “Duhet të nxirren pa mëshirë para gjyqeve të Luftës të gjithë ata pjesëtarë të pakicave kombëtare, të cilët janë vënë në një mënyrë në shërbim të pushtuesve. Për ata duhet krijuar kampe përqëndrimi, t’u konfiskohen pronat, familet e tyre të dërgohen nëpër kampe e me rastin më të parë, të dërgohen në shtetet e tyre kombëtare. Gjatë spastrimit të pakicave, duhet t’i kushtojmë veçanërisht vëmendje intelegjencës dhe shtresave të pasura shoqërore.

Pjesa e organizimit të zbatimit, si pjesa e fundit e këtij programi përmban një tërësi detyrash e masash komplekse:StrugaLajmStrugaLajm

“Që në fillim ushtria, pa krijuar pushtetin civil, përveç dëbimit të pakicave, duhet të marrë përsipër edhe ruajtjen e objekteve dhe instalimeve të lëna. Kjo mund të bëhet vetëm atëherë kur të krijonë një aparat i posaçëm, nëpërmjet të cilit do të realizohet kjo, fjala është për një seksion të posaçëm (lexo shërbimin sekret OZNA famëkeqe – N.D.), që do të kujdeset për spastrimin nga pakicat. Këtë punë t’a bëjë, e ka në dorë ushtria, derisa të gjitha çështjet të kalojnë në kompetencë të ndonjë ministrie ose institucioni, i cili duhet krijuar sa më parë”.

“Të zgjidhen  në mënyrë rigoroze nënpunësit, të formohet kontrolli mbi punën e tyre nëpërmjet Këshillave NÇ, të cilat do të luajnë një rol të madh rreth shpërnguljes së kombësis shqiptare, hungareze, etj. dhe popullimin me kolonistë të rinj. Qeveria federale – thuhet më tej, një pjesë të mirë të këtyre çështjeve duhet t’ua lërë këshillave nacionalçlirimtare në disa krahina… Kjo duhet pasur parasysh qysh tani kur përpilohen direktivat e politikës sonë kolonizuese” dhe “Kjo urrejtje dhe dëshirë e madhe e masave tona për të larë hesapet me pakicat duhe shfrytëzuar në mënyrë konstruktive”.

Përfundimi i përgjithshëm i këtij programi përshkohet nga pasiguria, ku ndër të tjera thuhet: “Megjithatë, problemin e pakicave në qoftëse nuk do t’a zgjidhim në vet tani, nuk do t’a zgjidhim kurrë”.

Në rrethana të tilla për studjuesit tanë shqiptar në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk ka qenë as e lehtë as edhe e mundshme objektivisht ndërmarrja e studimi i kësaj teme komplekse. Megjithatë, një numër studjuesish si profesorët e nderuar Masar Kodra, Fehmi Agani, e Ali Hadri e ndonjë tjetër, edhe përkundrejtë vështirësive objektive, janë përpjekur, natyrisht aq sa u lejonte koha dhe kushtet e regjimeve totalitare, të analizohenin me përgjegjësi e objektivitet disa aspekte me rëndësi të kuadrit mjaft të ngatërruar shqiptaro – sllav (maqedonas), e në veçati të masakrave e genocidit të planifikuar ndaj popullatës shqiptare.

Zhvillimet politike dhe proceset e zhvilluara në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Ballkanin qendror, kanë qenë të ndikuara në një shkallë të konsiderueshme edhe nga relacionet midis Shqipërisë e Jugosllavisë, respektivisht të Maqedonisë, nga marrëdhëniet e bashkëpunimit të vendosur në këto vite midis Lëvizjeve Antifashiste çlirimtare të të dy vendeve. Për këtë arsye shqyrtimi i marrëdhënieve të ndërsjellta, paraqet interes të posaçëm. Por, plotësimi i kësaj detyre ka qenë një punë jo e lehtë, për shkak të vështirësive të shumta që kanë ekzistuar në tërë kompleksitetin e saj. Pengesë serioze për një analizë serioze, të gjithanshme objektive ka qenë padyshim politizimi i skajshme problemeve dhe në faktin  në jo pak raste, ka rezultuar në cenimin e së vërtetës shkencore historike.

Duke u vendosur bashkëpunimi në mes dy lëvizjeve antifashiste, sidomos në vitet 1943-1944, Lëvizja Antifashiste NÇ e Shqipërisë nisej jo vetëm nga nevoja e ngutshme e luftës, siç ishte ndihma reciproke për të përballuar agresionin fashist, bashkërendimin e veprimeve luftarake, si dhe rritjen e forcës goditëse etj. por, këto lidhje e bashkëpunim reciprok, shikohej edhe si bazë për të vendosur marrëdhënie krejtësisht të reja ndërmjet popujve tanë. Lëvizja ANÇ në Shqipëri ishte e bindur se në procesin e luftës së përbashkët ata do të çliroheshin nga paragjykimet, nga mëritë e grindjet e vetra dhe kështu do të hidheshin bazat e marrëdhënieve të reja. Por, fatkeqsisht u zhgënjen, se sllavi besë nuk ka.

Nuk ka dyshim se veç kësaj, në përpunimin e politikës së miqësisë e bashkëpunimit me Jugosllavinë, respektivisht me Maqedoninë. Lëvizja NÇ e Shqipërisë është nisur edhe nga një fakt shumë i rëndësishëm, që ashtu si në Kosovë e vise të tjera, edhe në Maqedoninë Perëndimore (lexo trevat Lindore shqiptare) banonte një popullsi shqiptare autoktone, banonin vëllezërit e tyre të një gjuhe e një gjaku, të cilët ishin pjesë e pandarë e një kombi dhe e një etnie të vetme. Pra, e kombit dhe etnisë shqiptare, që karakterizohej nga të njëjtat ndjenja, zakone e tradita me pjesën tjetër të Shqipërisë. Nga ana tjetër, luftrat e vazhdueshme për t’i bërë ballë rrezikut të coptimit e të asimilimit, për ruajtur identitetin kombëtar nga rreziqet që vinin pa prerë nga pushtues të huaj e në mënyrë të veçantë nga shovenistët sllavë, i kishin lidhur fortë banorët e këtyre trevave me vëllezërit e tyre matan kufirit shqiptaro –shqitar dhe këto lidhje tani mund e duheshin shfrytëzuar për të përçuar tek masat e gjëra popullore idetë e luftës antifashiste. Por, në këto vise jetonte edhe një pakicë e vogël sllavomaqedone, e cila gjithashtu ishte e shtypur, për rrjedhojë edhe e prirur që të merrte pjesë në luftë. Në analizë të fundit rrezultat e luftës në këtë anë do të vareshin shumë edhe nga sigurimi i frontit të përbashkët të luftës së shqiptarëve e të sllavomaqedonëve, të cilët vetëm të bashkuar e të “vëllazëruar” do të mundnin t’i bënin ballë situatës së krijuar, të mobilizonin e të vinin në shërbim të luftës kundër pushtuesve tërë potencialin e tyre ekonomik, njerëzor e luftarakë.

Sukseset ushtarake e politike që i arritën njësitë e UNÇ e të APJ, në gjysmën e parë të vitit 1944, paralajmëruan luftime të reja dhe në të njëjtën kohë edhe rezistencë më të fuqishme të okupatorit i cili patjetër duhej ta sigurojë itinerarin e tërheqjes së Armatës e Gjermane nga Greqia nëpër Maqedoni drejtë Veriut.

Shtabi Kryesor i Maqedonisë, duke i pritur betejat e reja, kreu riorganizimin e formacioneve të armatosura. Teritori u nda në katër zona operative, dhe në të njëjtën kohë me një perspektivë që në tri zona operative të formohen po aq njësi ushtarake, të cilat do të rriteshin në korparmata, kurse në zonën e katër, në Maqedoninë Perëndimore (trevat lindore shqiptare) do të formohej së paku një division.StrugaLajm

Në fund të muajt gusht të 1944, një kuadër i lartë i LANÇ në Manqedoni, Vidoje Smileski, me anën e një letre i kërkonte Komandës Supreme të UNÇSH që të dërgonte në këtë zonë repartet e saja ushtarake. Misioni i këtyre reparteve do të ishte mobilizimi i shqiptarëve të Maqedonisë në një repartë të tyre, për t’a dërguar më vonë në Veri. Por, është krejt tronditëse se si mbaron kjo letër. Në fund të letrës, Smileski kërkonte detyrimisht një brigadë shqiptare, ose së paku dy batalione me nacionalçlirimtar të ardhur nga Shqipëria, sepse “ kemi problem të mëdha me likujdimin e reakcionit të  Xhemës e të Mefailit”.

Në nëtor të vitit 1944, pasi më parë hynte Brigada e IV Sulmuese Shqiptare që pasronte terenin ( e formuar më 10 shtator 1944 në Karaorman të Strugës), në qytetet e Maqedonisë Perëndimore hynë forcat ushtarake Maqedonase. Ardhja e tyre u shoqërua me fillimin e një fushate të egër terrori dhe represaljesh kundër popullsisë shqiptare. Tani në fazën përfundimtare të luftës kur po agonte dita e shumëpritur e lirisë për të gjithë popujt, për popullin shqiptar po vinin lajme të trishtueshme, sepse kundër tyre fillojë një genocide i paparë e i egër, gjë që përbënte një qëndrim të pabesë, që shkelte parimet e luftës së përbashkët e të miqësisë që u krjua në zjarrin e luftës. Repartet maqedonase (Brigada e V e Mariovës, Brigada e XV e Maqedonisë, etj), nën pretekstin e qërimit të hesapeve me baskëpuntorët e pushtuesve, masakruan, dogjën dhe shkatërruan zona të tëra të banuara nga shqiptarët.

 E gjithë kjo politikë serbomadhe i paraprinte kalimit nga terrorizmi individual dhe likuidimi i kuadrove në terrorizëm dhe genocidin masiv i cili kryesisht shtrihej në dy faza. 

Do të ndalemi në fazën e parë nëntor 1944 – shkurt 1945, e cila përmban përgatitje dhe zbatim terrori e genocide të shfrenuar. Duke filluar nga Hoti e Gruda e deri në Strugë, Kërçovë, Gostivar, Kumanovë, Shkupë Tetovë, popullin “fajtor” shqiptarë do të ndërshkohej rëndë prej forcave shoveniste maqedone, serbe e malazeze. Përgatiteshin dhe kalonin në operacione 6 divizione dhe tri brigade të tjera, nga të cilat dy malazeze dhe një brigadë e korpusit të “Narodna Odbranës” (forcë e posaçme e OZN-ës). Këtu është fjala për forcat kryesisht operuese dhe jo për forcat e mobilizuara me destinim jashtë Kosovës e trevave të tjera shqiptare. Këtu, janë për t’u përmendur divizionet, 22, 24, 46, 50, 52 e divizioni i Kumanovës, si dhe Brigadat I e VI malazeze dhe ajo e Narodna Odbranës.

Pushteti i vërtet nisi të ushtrohej kryesisht nga OZN-a, përbërja e së cilës, siç dihet aso kohe, ishte 98% serbe, maqedone e malazeze. Kemi informata të sigurta burimore se “nga fundi i muajit shtator 1944, nisi terrori masiv… Arrestonin dhe pushkatonin menjëherë shqiptarët që takonin para hyrjes së katundit, pa ditur se ç‘janë, e në këtë mënyrë vranë në Gostivar mbi 100 veta, në Tetovë 80 veta, në Derven të Shkupit 200 veta. Lista për arrestime, tortura e shfarosje ishin përgatitur me kohë nga OZN-a e padukshme, por ende pushkatimet nuk mund të kosideroheshin massive.

Tragjedia në rrethin e Gostivarit po vazhdonte. Në këto fshatra, ish- nënpunësit e mbretit, ish pjestarët e çetave kriminele me të gjitha veset e ndjenjat shtazore të kriminelëve çetnikë, që përveç yllit partizan, gjithçka e kishin të regjimit mbretëror, bile edhe uniformat e tyre. Këto banditë filluan të thërrasin gjoja për t’i marrë në pyetje të gjithë ata njerëz që ishin pasardhës të rezistencës antiturke e antiserbe. Këto “pyetje” i bënin në të hyrë të Fushës së Mavrovës, përbri kazermave të ish-ushtrisë serbe, në ndërtesën e një vile mbretërore, në “Sokolsi Dom”. Në këtë ndërtesë që dikur ishte defryer edhe vetë mbreti, tani dëfreheshin edhe çetnikët e OZN-ës titiste, por jo duke pirë dhe duke jetuar në lluks përrallor, por me një mënyrë tjetër dëfrimi që do t’ua kishte zili edhe Hitleri. Këtu kishte dhoma të tëra të mbushura me shqiptarë. Në kohën që xhelatët kalonin në ekstaza nga pijet alkoolike dhe mishi i bagëtive të grabitura shqiptarëve, nisnin torturat çnjerzore për të kënaqur shijet sadiste të kriminelëve.

Ata që nuk vdisnin i merrnin përsëri në tortura në katundin Prestevë të Gostivarit, në muajin nëntor 1944, gjithë meshkujt e këti katundi, pa përjashtim u arrestuan nga oficerët të OZN-ës dhe u pushkatuan. Shpëton rastësisht vetëm një djalosh 14 vjeçarë. Më 26 nëntor 1944 në Gostivar, pa ndonjë arsye OZN-a pushkatori më shumë se 20 shqiptarë rrugëve të Gostivarit, ndërkaq në Vrapçishtë u pushkatuan më se 150 vetë. Në katudnin Presekë të Gostivarit aty nga fundi i 1944 u arrestuan 12 burra të cilët i pushkatuan mu në mes të fshatit pa faj që të gjithë, me qëllim që të terrizohejnë katundarët.

 “Në mbarim të nëntorit 1944, Brigada XVI maqedone, pasi i arreston 12 shqiptarë nga katundi Zhegë i Gostivarit, i xhvesh dhe i shpojnë me bajoneta  më në fund i nxjerrin jasht katudnit dhe i pushkatojnë. Burimet relevante hedhin dritë gjithashtu edhe mbi masakrat e mëvnonshme në Gostivar. “Në dhjetor të vitit 1944, titistët arrestuan 75 shqiptarë, të cilët i nxorrën rrugën dhe arave pa i parë njeri dhe të gjithë i pushkatojnë në Kodrën e Gradishit”. OZN-a njerëzit e vet besnikë i dërgonte natën nëpër katundet shqiptare, ku merrnin njerëzit dhe i pushkatonin në fusha e lugina dhe i hidhnin në gropat që i kishin përgatitur ditën. Në katundin Pirok të Pollogut, OZN-a vrau 27 shqiptarë, ndërkaq në kampin e Gostivarit mbaheshin të arrestuar më shumë se 5.000 vetë. Në nëntor të 1944, mbrenda një dhjetëditëshi janë pushkatuar më shumë se 300 veta.

Edhe në rajonet e Strugës e të Dibrës, repartet ushtarake të OZN-ës kryen terrore të shumta, por, në rajonin e Kërçovës kryeshin masakra dhe infektime massive me pasoja vdekjepruese. Në Zajazë të Kërçovës, OZN-a masakroi 320 burra dhe djem të rinj që nga mosha 13 vjeç e lartë, atje pas malit të Gradicës, ndërmjet Vrapishtit dhe Topliçës, ku të gjithë ishin të lidhur nga gjashtë e gjashtë. Në kampet e përqëndrimit dhe në burgje, përhapej me qëllim shfarosja, sëmundje bakterologjike e tifos së morrit. Një rast i tillë është bërë në qytetin e Kërçovës, ku me urdhër të udhëheqësve të OZN-ës për Maqedoninë, kapiteni Pepe Jovanoski kishte krijuar një burg special me sëmundje të tifos së morrit.

Edhe në Shkup bëheshin shfarosje me një egërsi të veçantë. Në fshatin Bojan, OZN-a vrau 76 burra, gra e fëmijë, në Bllacë 160 burra e 50 fëmijë, ndërkaq në fshatin Sarajë janë ekzekutuar 25 veta. Krimet në rreshin e Shkupit ishin nga më të tmerrshmit, duke djegur edhe njerëz për së gjalli. Lidhur me masakrat në qarkun e Shkupit, një studim i këtyre viteve të fundit na thotë: “Në vjeshtën e 1944, në fshatin Bllacë, Karadaku, i Shkupit, çetiko-partizanët jugosllavë rrethuan fshatin. Nën prektestin se po thërresin në një mbledhje, morë 127 fshatarë shqiptarë dhe pasi i lidhën, i pushkatojnë rreth 100 prej tyre. Ndërkaq 27 të tjerët i dërguan tek Uji i Tharët, përtej Hanit të Elezit dhe i pushkatojnë gjer më një. Të dhënat e tjera pohojnë se numri i të vrarëve në këtë fshat ka qenë 284 vetë.

Të gjitha rrethet e trevës shqiptare së Vardarit i përfshinte terrori dhe genocidi i tërbuar antishqiptar. Kështu, “më 17 nëntor 1944, në stacionin e Monopoli të duhanit të Tetovës, bandat kriminele Titiste kanë mbyllur më tepër se 10.000 shqiptarë, ndërmjet të cilëve pleq dhe fëmijë. Nga kampi, OZN-a ndër të tjerë, mori 500 djem të zgjedhur, i dërguan në Shkup gjoja për t’i inkuadruar në forcat partizane për të luftuar në Srem me ushtrit naziste, por likvidohen pa lënë gjurmë nga oficerët e OZN-ës.

Studjuesi Prof. Reshat Nexhipi do të shkruaj: “Në literaturën historike një dëshmitarët kujtohejt: “Rinim në katin e parë dhe për çdo ditë dëgjonim britma dhe piskëllima të njerëzve tanë, që ishin në katin mbi ne. Pas britmave fillonin të binin pika gjaku, së pari nga pak, e pastaj më tepër, në të çarat e tavanit. Gjaku ishte i shqiptarëve të therrur e të vrarë. Këto vrasje i bënin “çlirimtarët” të cilët gjer më 9 shtator të 1944 ishin ushtarë të Car Borizit, kurse pas vrasjes së tij, i hoqën kokardat dhe u bënë partizanë “çlirimtarë”.

Prej çetnikëve dhe kontraçetnikëve s’mund të prisje gjë tjetër. Më pas i njëjti autori i kujtimeve në fjalë, regjistron edhe ktë rast: “Nga qelia tjetër, që ishte që bodrum, dëgjoheshin piskëllima, e një shqiptari, i cili e luste kasapin e zi që t’i hiqte një plumb ose t’ia priste kokën. Kasapi i zi e mbante cigaren mbi barkun e shqiptarit të rrëxuar si kurban, me thikën që ia kishte ngulur në fyt…”.

Më 27 tetor 2003, Z. Shaban Xheladini 74 vjeçar që i ka përjetuar këto masakra 59 vjetë më parë, si dhe i ka provuar kazamatet serbosllave do të shprehet: “Monopoli i Tetovës është ndërtuar në tokën shqiptare (1924 – vërejtje e N. Dervishi), kurse pas “çlirimit” në vitin 1944 monopoli u shëndrrua në burg dhe kasaphane për shqiptarët. Në fillim të dhjetorit në Monopolin e Tetovës u futën rreth 6.000 shqiptarë. Me intervenimin e eprorëve të Brigadës së IV Sulmuese Shqiptare u liruan 3000 shqiptarë, kurse tre mijë të tjerë, duhet kërkuar në hapsirën dhe bodrumet e Monopolit… Ky objekt është i përlyer me gjakun e shqiptarëve dhe besoj se duhet të jetë pronë e shqiptarëve dhe sa më shpejtë të fillojnë hulumtimet për t’i zbuluar eshtrat e shqiptarëve të vrarë në vitet 1944-1945 në Monopol, aty ku është KID “Jellak” dhe në vendet e tjera, siç është ajo zbrasti në mes stadiumit të Tetovës dhe Lagjes Drenovec; gjithashtu duhet gjurmuar edhe Uji i Ftohtë, Saraqina etj.”

Për të hedhur pak dritë Masakrës së Monopolit në Tetovë do t’i referohemi edhe Fejtonit “KRIMET NDAJ SHQIPTARËVE NUK KANË QENË TË RASTIT” NGA Bajram Gola, i cili ka qenë luftëtar i Brigadës së IV Shqiptare, kurse pas Luftës oficer i aradhave special të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të Jugosllavisë dhe bartës i posteve të ndryshme të larta në Tetovë, R. e Maqedonisë dhe në Federatën ish-Jugosllave, botuar në “Flaka e Vëllazërimit”.

Pas “çlirimit” të Maqedonisë Perëndimore, porsa u tërhoqën fuqit e armatosura shqiptare të Brigadës së IV (më vonë VII) shqiptare, një numër i madhë i shqiptarëve, vullnetarisht ose më vonë edhe të mobilizuar, u drejtuan në njësitë e armatave jugosllave në fushëbetejat anemban Jugosllavisë, ndërsa njësit e brigadave maqedonase u vërsulën të pa penguar nga askush në vendbanimet shqiptare, ku lirisht bënin plaçkitje dhe vrasje, që mbahen mend sot e kësaj dite. Në “kampet e përqëndrimit në Kërçovë, kazermat ushtarake dhe shumë lokalitete të tjera, siç thonë koloneli i pensionuar Koce Miteski, dy funkcionar të lartë të Republikës kanë kërkuar prej tij shfarosje, por Mitevski paska refuzuar një gjë të tillë. Në Tetovë formohen kampet e vdekjes: në Monopolin e duhanit,në fshatin kolonist të Saraqinës dhe në kazermat e ushtrisë bullgare në Grupçin. Në këto kampe i fusin edhe komunistët, skoistët dhe anëtarët e Këshillit NÇ, që të gjithë shqiptarë. Në këto kampe janë bërë likujdime masovike, pa marrë parasysh se a janë të pafajshme dhe a kanë dhënë kontribut në luftën antifashiste… Këtu dua të përmend edhe një detaj rreth konc-llogorit të Monopolit të duhanit në Tetovë.

Dragan Spiroski, pjesmarrës i luftës më thotë. Kur një ditë të vitit 1945 erdhi te unë gjenerali Iliq dhe shkuam bashkë në Monopol, u trondita kur i pashë se çfarë gjendje traumatike ishin të burgosurit shqiptarë. Shumë prej tyre i njihja si qytetarë ose si aktivist të LNÇ-së. Në pyetjet e mija se kush e ka dhënë urdhërin të formohen kampet e përqëndrimit për shqiptarët, nuk mora përgjegje. Evstati Tashkovski, shefi i Shtabit të Brigadës XIV maqedonase, me një rast më tregonte. “M’u dha urdhëri të shkoj në Monopolin e duhanit më 1945 që t’i nxjerr prej atje të burgosurit. Në fillim hyra në repartin ku fermentohet duhani dhe u habita kur pashë se nga 12 veta të radhirur njeri mbi tjetrin, asnjëri nuk tregonte shenja jete. Ata ishin helmuar nga avullimi i duhanit. Për mua  që kisha përjetuar traumat e internimit në kampet e Bullgarisë fashiste, kjo gjë më dëshpërojë pa masë”.

Kush e ka lodhur mendjen se ku gjenden varret masive të këtyre shqiptarëve të grumbulluar si shtazë nga 200 veta në një dhomë, të palosur si fishekët, në këmbë, pa ujë, pa bukë, pa dritë dhe pa kushte e mundësi edhe për nevojat me elementare fiziologjike? Rrëfimet e atyre që e kanë përjetuar terrorin e këtyre kampeve të vdekjes, të tipit fashist, janë tronditëse dhe jashtë çdo norme civilizuese. Jeta e shqiptarëve s’kishte kurrfarë vlere. Disa maqedonas shkonin nëpër këto kampe që t’i kërkojnë ata që duan t’i likvidojnë me dorën e vet. Ose t’i angazhojnë maxhupër për katër napolona të letrës,t’a kryejnë “punën”. Emrat e një pjese të këtyre maxhupëve të shitur, janë të njohur, si Shaipi i Cenes ( zurlaxhi me profesion) dhe Sheme Lodraxhiu. Këta mirë i kanë njohur të burgosurit Xhavit Zenlahi, Avdi Bajrami, etj.

Brigadat “partizane” maqedonase erdhën në fshatin Sellcë të Tetovës, i cili fshat luftës antifashiste i dha 129 luftëtar, ku me “asistencën” e bullgarofilëve të Llaces plaçkitën disa shtëpi ku ua morën nderin nuseve dhe vajzave për martesë… Me javë e muaj patrullat, të vendosura në fshatin Llace do terrorizojnë, plaçkisin, duke ua marrë edhe bukën e gojës këtyre fatzive, djemt e të cilëve, vriteshin nëpër betejat e mbarë Jugosllavisë për “çlirimin e atdheut”. Ironike apo jo ?!!!….

Terrori dhe genocidi i ushtruar nga repartet jugosllave, sdo mend se i revoltoi elementet patriot e komunist dhe repartet partizane shqiptare. Duke protestuar kundër vlerësimeve në adresë të polullsisë shqiptare, të cilët nxisnin edhe terrorin antishqiptar, një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes NÇ në viset shqiptare, Nexhat Agolli, në Mbledhjen e Këshillit NÇ të Maqedonisë protestoi ashpër kundër torturave, vrasjeve dhe ekzekutimeve…

Kur një grup patriotësh shqiptarë protestojnë kundër arrestimit të mbi 10.000 shqiptarëve, dhe ekzekutimit pa gjyq të 1.200 vetëve Brenda një nate, komanda Ushtarake maqedonase do të shpreheshin me cinizëm se “KJO NUK ËSHTË ASGJË, ËSHTË NJË SPASTRIM QË BËMË”.

Kemi edhe shumë gjëra për t’i thënë, por, punimin kësaj here dot’a përmbyll me Sfetozar Vukmanoviq Tempos, një antishqiptar i përbetuar, që në vitet e LANÇ në Maqedoni ishte i deleguari i PKJ, urdhëronte: “  ATA QË I KENI PËR T’I SPASTRUAR, I QERONI SHPEJT, PA HUMBUR KOHË”.

Strugë

24.02.2024

Prof Nebi Dervishi

In : Aktuale

Loading...
loading...