Masat dhe protokollet për votim

Sot në Maqedoninë e Veriut do të votohet në pajtim me udhëzimin e KSHZ-së dhe protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat parashikojnë masa të mbrojtjes në vendvotime, për anëtarët e këshillit zgjedhor të cilët e realizojnë votimin, si dhe për votuesit.
– Sipas protokollit për votim, së pari policia në derën e hyrjes së vendvotimit do të kërkojë nga votuesit të vendosin maska mbrojtëse.
– Pas hyrjes në objekt, rendi për votim pritet në distancë.
– Gjatë hyrjes në hapësirën, votuesi së pari i dezinfekton duart, dhe e dorëzon letërnjoftimi te komisioni zgjedhor. Për kohë të shkurtër e zbret maskën për identifikim, voton dhe gjatë daljes sërish i dezinfekton duart.
– Në hapësirën e votimit nuk mund të ketë njëkohësisht më shumë votues nga numri i tërësishëm i paravanëve për votim.
– Nuk mund të votojë një person i cili nuk do të ketë maskë ose refuzon ta largojë nga fytyra për identifikim.
Votimi i zgjedhjeve parlamentare sot për shkak situatës së krijuar me virusin korona do të vazhdohet për dy orë dhe vendvotimet do të jenë të hapura deri 21:00.
Anëtarët e KZ-së dhe të gjithë personat të cilëve u është lejuar të jenë të pranishëm gjatë hapjes së kutive të votimit dhe mbledhjes së rezultateve duhet të mbajnë maskë mbrojtëse, te posedojnë doreza dhe distanca e cila duhet të jetë minimum prej 1,5 metra. Gjithashtu distancën prej 1,5 deri në dy metra gjatë hyrjes në vendvotim dhe gjatë daljes nga ai duhet ta mbajnë edhe votuesit.