Masat kufizuese: Të parët që do të goditen sërisht do të jenë kafeteritë?

Në publik flitet shumë se nga mesi i tetorit është e mundur të zvogëlohet orari i punës në kafene deri në orën 21.00, por Komisioni për Sëmundjet Infektive i tha Faktorit se masat kufizuese do të aktivizohen vetëm nëse është e nevojshme, dmth nëse situata epidemiologjike përkeqësohet edhe më shumë.

Autoritetet shëndetësore parashikuan disa ditë më parë se një skenar i tillë është i mundur dhe sot Komisioni Shëndetësor konfirmon se këto janë të njëjtat masa që ishin miratuar më parë dhe që ishin të vlefshme deri në rinisjen me punë të kafetereive dhe mjediseve të tjera hotelierike.StrugaLajmStrugaLajm

“Në mënyrë që të parandalojmë zgjerimin e virusit corona, dhe në rast se situata përkeqësohet, ne me siguri do të prezantojmë masat që janë miratuar në të kaluarën. Në asnjë rast nuk është mbyllje e plotë, pra karantinë, por masat do të zbatohen për të gjitha vendet ku ka tubime në grupe, ku nuk ka mirëmbajtje të distancës së kërkuar dhe mbajtjen e maskave”, thonë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, duke theksuar edhe njëherë se do të jetë vetëm në zgjidhjen e fundit, nëse numri i të infekturave të rinj fillon të rritet jashtëzakonisht shumë dhe kapacitetet spitalore të plotësohen.StrugaLajm

Sipas Komisionit për Sëmundjet Infektive, jeta e pasur shoqërore dhe mosrespektimi i masave të mbrojtjes kontribuojnë në një numër të lartë të infektuarve të rinj në baza ditore.

In : Aktuale

Loading...
loading...