
Bashkim Mashkulli
Të nderuar lexues të faqes “Struga Lajm,”
Më vjen shumë keq që jam i detyruar të reagoj ndaj një statusi të një shoku tim të burgut dhe të idealit.
Unë jam zëvendëskryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë Shqiptarë dhe kryetar i degës në Dibër. Nuk e di për anëtarët e shoqatës në qytetet e tjera, por në Dibër ai nuk ka biseduar me asnjë anëtar apo familjar të të burgosurve politikë.
Ne, si të burgosur politikë, kemi pasur dhe do të kemi vetëm një ideal: një Shqipëri të bashkuar dhe asgjë tjetër. Nuk ndërhyjmë në zgjedhjet e Shqipërisë, Maqedonisë apo Kosovës—le të vendosin qytetarët dhe votuesit e atij vendi.
Në Dibër, ata që përziheshin në votimet e Shqipërisë i quanim “diversantë të paguar nga Jugosllavia.”
Përkrahja e Shpëtimit është personale dhe pa mandat nga Shoqata e të Burgosurve Politikë Shqiptarë.