Mbetja në pushtet e strukturave të vjetra nuk është fitore politike

Nga Abdulla Mehmeti

Mbetja edhe më tej në pushtetin vendor e strukturave të vjetra nuk është fitore politike, as vlerë demokratike, por kapje e shtetit nga nëntoka kriminale dhe forcim i konceptit të shtetit parti, që i dëmton proceset demokratike, marrëdhëniet ndëretnike, e pengon avancimin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Maqedoni, i pengon proceset e integrimit të vendit në strukturat globale ndërkombëtare, duke i rrezikuar reformat ekonomike e shoqërore dhe rikthyer krizën politike në vend.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në Maqedoni, të mbajtur më 29 tetor, nuk kanë fituar kandidatët e njërës parti politike, as kanë humbur kandidatët e partive të tjera politike të shqiptarëve, por populli shqiptar e ka humbur një betejë për reformat e domosdoshme demokratike, për zhvillim e progres, për avancimin e të drejtave të tij të ligjshme, përfaqësimin adekuat në organet e pushtetit, ndarjen e drejtë dhe të barabartë të buxhetit, sidomos në nivel të pushtetin vendor, për investime në rajonet, qytetet dhe vendbanimet shqiptare, për statusin zyrtar të gjuhës shqipe, shprehjen e lirë të identitetit dhe përdorimin e simboleve kombëtare, reformat në arsim dhe shëndetësi; e kanë humbur shansën për reforma të domosdoshme edhe për katër vitet e ardhshme, duke e humbur betejën për ta luftuar me sukses korrupsionin dhe krimin; duke e ndihmuar kapjen e shtetit nga oligarkët e derisotëm, përfundimisht duke e ndihmuar forcimin e shtetit parti, jo duke e ndihmuar krijimin e shtetit të së drejtës.StrugaLajm

Forcat e reja politike, pavarësisht nga dobësitë në organizimin e tyre dhe ruzultatet e arritura në këto zgjedhje, megjithatë kanë dëshmuar pjekuri dhe nivel të lakmueshëm, se janë të afta t’i çojnë përpara proceset e filluara, duke mësuar nga lëshimet dhe gabimet, nga paaftësia për krijimin e strukturave të shëndosha dhe të qëndrueshme partiake, me njerëz të dëshmuar, jo vetëm me individë të etshëm për pushtet, ose të etshëm vetëm për hakmarrje ndaj ish bashkëpartiakëve të tyre në të kaluarën.StrugaLajm

Të gjitha këto veprime, me rënie dhe ngritje, duhet të kuptohen si pjesë të luftës politike për ndryshime dhe reforma të domosdoshme, e cila nuk mund të sigurohet me hapin e parë, me një betejë, por të kuptohen si proces i pandalshëm për krijimin e vlerave të reja demokratike në të ardhmen, të cilat arrihen me shumë vështirësi, sidomos në shtetet të cilat asgjë nuk kanë mësuar nga demokracia, por ende jetojnë me dëshirën për pushtet dhe sundim, shpeshherë duke lejuar kapjen e shtetit nga nëntoka kriminale, e përkrahur edhe nga forcat e errëta në strukturat e pushtetit të mbetura nga regjimet e kaluara.


Loading...
loading...