Mbi 13 milionë australianë në karantinë për shkak të variantit Delta

Mbi 13 milionë australianë, rreth gjysma e popullatës, ndodhen të bllokuar pas masave më të reja kufizuese të vendosura për shkak të variantit Delta të koronavirusit.

Siç njofton Bi-Bi-Si, e gjithë kjo ka shkaktuar zemërim të madh tek popullata.

Shteti Australia e Jugut, ku jetojnë 1,7 milionë njerëz, të martën iu bashkua shteteve Viktoria dhe Uellsi i Ri Jugor lidhur me vendosjen e masave restriktive.

Banorët e Australisë së Jugut duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre shtatë ditë, pasi u infektuan pesë persona.StrugaLajm

Sipas Bi-Bi-Si, deri para ca kohësh, Australia ishte lavdëruar për strategjinë e mbylljes së kufijve, programet e karantinës dhe mbylljet e shpejta, ndërsa nga fillimi i pandemisë janë regjistruar më pak se 1.000 raste të vdekjes.StrugaLajm

Megjithatë, përhapja e shpejtë e variantit shumë infektues Delta shkaktoi sfida të reja për vendin dhe në plan të parë e theksoi shkallën e ulët të vaksinimit, shton media britanike.

Edhe krahas bllokimit të Sidneit nga muaji i kaluar, qyteti i shënoi 110 raste të reja, kështu që mbi 1.300 persona janë infektuar në valën e fundit.

Janë mbyllur edhe sheshndërtimet si edhe dyqanet për shitje me pakicë.

In : Aktuale

Loading...
loading...