Aktuale

Mbi 150 shtetas të Maqedonisë të bllokuar në Lindjen e Mesme


Rritet numri i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që raportojnë se ndodhen të bllokuar në zonat e rrezikuara të Lindjes së Mesme. Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme bëjnë të ditur se deri më tani mbi 150 shtetas kanë kontaktuar përfaqësitë diplomatike në Tel Aviv, Doha dhe Abu Dhabi lidhur me mundësitë për evakuim.
Sipas Ministrisë, me të gjithë qytetarët po mbahet kontakt i vazhdueshëm dhe, nëse ata paraqiten për evakuim, do të ndërmerren aktivitetet e nevojshme për asistencë dhe kthim të sigurt në vend.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, përmes numrit kujdestar telefonik dhe përfaqësive diplomatiko-konsullore, mbetet plotësisht në dispozicion të qytetarëve. Edhe një herë apelojmë që të gjithë shtetasit tanë që ndodhen në vendet e rajonit të respektojnë me përpikëri udhëzimet e autoriteteve lokale të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme, që nga dita e djeshme në kuadër të Ministrisë funksionon një shtab krize, i cili është në dispozicion 24 orë për informim dhe ndihmë ndaj qytetarëve.
Numrat për kontakt dhe ndihmë:
📞 SOS telefoni kujdestar (MPJ):
075/273-732
📞 Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Doha
+974 50 173 111
📞 Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi
+971 56 441 7532
📞 Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv
+972 54 500 8566
+972 54 967 0546
Në institucionet kompetente apelojnë për kujdes maksimal dhe ndjekje të vazhdueshme të njoftimeve zyrtare deri në stabilizimin e situatës në rajon.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button