Mbi 200 mijë punëtorë pa sigurim shëndetësor!

Dy muaj me radhë kemi rënie të prodhimit industrial, ulje të vlerës së eksportit, vonim të pagave mujore dhe mos pagim të kontributeve pensionale dhe shëndetësore, zvogëlim të investimeve kapitale, si dhe vonesë të pagesave të subvencioneve, shkruan gazeta KOHA. Gjendja tregohet edhe më alarmante nëse analizohen të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës për numrin real të të punësuarve, për të cilat paguhen kontributet për pension dhe sigurim shëndetësor. Të dhënat e ESHS-së për kuartalin e parë të këtij viti tregojnë se numri i të punësuarve në Maqedoni kap shifrën prej 731.107, ndërsa sipas Fondit për Sigurim Pensional, Invalidor dhe Sigurim Shëndetësor, kontribute për pension dhe sigurim shëndetësor paguhen vetëm për 509.844 të punësuar, gjegjësisht për rreth 200 mijë punonjës nuk paguhen rregullisht kontribute për pension dhe sigurim shëndetësor. Nga viti 2009, në Maqedoni është në fuqi Ligji i cili parasheh pagesë të rrogës bruto për çdo të punësuar, që do të thotë të gjithë të punësuarit nuk mund të marrin rrogë nëse paraprakisht punëdhënësi nuk paguan kontributet për pension dhe sigurim shëndetësor. Atëherë shtohet pyetja se si është e mundur që nga 731.107 të punësuar, sa ka për momentin në Maqedoni, kontribute të paguhen vetëm për rreth 510 mijë punonjës!. Ndërkohë, Fondi për Sigurim Pensional, Invalidor dhe Sigurim Shëndetësor ka evidentuar 510 mijë punonjës për të cilët paguhen në kohë kontributet për pension dhe sigurim shëndetësor. Arsyeja e vetme se pse në kohë nuk ka pagesa të kontributeve për pension dhe sigurim shëndetësor, sipas ekspertëve ekonomik është për shkak se ekonomia e Maqedonisë ndodhet para një sfide të madhe dhe nëse partitë politike nuk reagojnë shpejtë për formimin e Qeverisë së re, vendi me hapa të sigurt po shkon nga recesioni. “Problemi kyç që po mban peng zhvillimin e ekonomisë në këto kushte të vështira të krizës është mos interesimi i partive politike për ta nxjerr vendin nga kriza politike, e cila dukshëm po reflekton në mbushjen e arkës shtetërore nga taksapaguesit. Mos mbledhja ne tatimeve në kohë ka bërë që shumë punëtorë të mbeten pa rroga, por edhe pa pagesa të kontributeve pensionale dhe sigurim shëndetësor. Është koha e fundit që partitë politike  seriozisht të fillojë të mendojnë se si të dilet nga kriza politike dhe të heqin dorë, gjegjësisht paritë politike të mos kamuflohen përmes vellos së problemeve politike, veçanërisht ata me karakter ndëretnik, por të formojnë sa më shpejtë Qeverinë e re që vendi të dalë nga kjo krizë e stërzgjatur që po e çon Maqedoninë drejt recesionit”, thotë për KOHA Nasir Selimi, ekspert ekonomik.  Edhe profesori universitar Ilija Acevski është i mendimit se gjithnjë e më shumë po rritet revolta e qytetarëve ndaj uljes së standardit të jetesës e që po shprehet kohën e fundit përmes mos pagesave në kohë të rrogave dhe kontributeve pensionale dhe sigurimit shëndetësor, si dhe subvencioneve bujqësore.Maqedonia tanimë ka hyrë në një situatë krize, ngase janë konsumuar të gjitha alternativat se pas përfundimit të zgjedhjeve më 11 dhjetor të vitit të kaluar, situata në planin politik dhe ekonomik do të përmirësohet. Bizneset dhe qytetarët e kanë kuptuar se partitë politike vështirë lëvizin gjërat nga pika zero, ku është zhytur vendi si në planin politik, por edhe atë ekonomik. Nëse institucionet nuk janë ata të cilat me masat e duhura arrijnë t’i zgjidhin problemet, është më se e arsyeshme që edhe rezultatet që bëjnë institucionet përkatëse, del një shkallë e lartë e qytetarëve të zhgënjyer sa i përket të ardhmes së tyre në këtë shtet”, thotë Acevski. Edhe ekspertët e tjerë ekonomik paralajmërojnë se nëse zgjatet kriza edhe në periudhën që vjen, jo vetëm që ekonomia do të hyjë ne recesion, por gjithashtu edhe firmat do të detyrohen ta reduktojnë numrin e të punësuarve, sepse mënyra e vetme që shteti për momentin po e mbush buxhetin janë përmes huamarrjeve, si nga bankat komerciale vendore po ashtu dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...