Mbi 200 milionë, Messi i jep Barçës më shumë seç i merr

Gjatë ditëve të fundit çështja më e madhe në Spanjë është kontrata e Leo Messit, e firmosur në verën e vitit 2017. Të gjithë ne e dinim se Leo merrte 50 milionë euro në sezon, por në të vërtetë ai ka futur në xhep aktualisht 384 milionë euro, teksa ka ende para për të marrë nga katalanasit.

Pas kësaj ai është fajësuar shumë për rrënimin ekonomik të klubit, por është Sport, që në artikullin e sotëm të gazetës së saj publikon të dhëna, që mund të bindin gjithkënd se Leo i jep klubit shumë më shumë se ç’i merr.

Marc Ciria, CEO i kompanisë Diagonal Inversiones dhe ekonomisti Ivan Cabeza kanë bërë një përllogaritje të bilanceve mes pagës së Leos dhe asaj që Barcelona ka fituar financiarisht nga sulmuesi, përveç golave e asistove.StrugaLajm

Nëse Leo ka marrë deri më tani 384 milionë euro, ai i ka gjeneruar Barcelonës në këto tre vite plot 620 milionë euro, duke qenë 236 milionë mbi shumën e parave që “Pleshti” i ka marrë klubit. Mjafton të thuash se 8 nga 10 fanella të shitura janë nën emrin e tij.StrugaLajm

Gjithashtu emri i Leo Messit te Barcelona është shumë i rëndësishëm për shkak se marrëveshjet me sponsorët lidhen shumë lehtë dhe fitohet më shumë nëse ai është pjesë e klubit.

Messi duhet me patjetër të jetë pjesë e Barçës për të ndihmuar klubin të ngrihet financiarisht, edhe nëse merr po aq para sa merrte më parë. Kontrata e tij me Barcelonën mbyllet ne verë. /abcnews.al

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...