Mbijetimi i Ziadin Selës dhe agonia e IRJM-s

Gani Qarri

Para pak ditësh, u përhapën me shpejtësi pamjet më rrëqethëse me trupin e përgjakur të kryetarit të PDSH-LR-së dhe deputetit shqiptar në Kuvendin e IRJM-s, z. Zijadin Sela, politikanit ndoshta nga të vetmit me dinjitet të njëmendët kombëtar, që tërhiqej zvarrë nga bandat kriminale të krijesës halucinacioniste sllavomaqedone.

Në fotografit e shpërndara në të gjitha rrjetet sociale, shihej se si plotësisht i përgjakur, tërhiqej zvarrë nga kriminelët e VMRO-DPMNE, udhëheqësi i Aleancës për Shqiptarët, z. Zijadin Sela, njëri nga përfaqësuesit më të dinjitetshëm të çështjes kombëtare dhe mbrojtësi më i vendosur i të drejtave të shqiptarëve në Iliridë .

Ditën që banda kriminelësh sllavomaqedon sulmuan parlamentin dhe rrahën gati për vdekje Zijadin Sëlën, për çudi  asnjërit nga deputetët tjerë shqiptarë nuk i mungoi asnjë qime floku, ngase askush nga ta, asnjëherë nuk u tregua aq i vendosur sa Zijadin Sela, në shprehjen troq të të vërtetës për mungesën e identitetit të shpifur kombëtar sllavomaqedonas.

Ai i pari artikuloi i vendosur dhe ashtu si duhet edhe kërkesën për të drejtat e bashkëkombësve dhe barazinë kombëtare të shqiptarëve në kuazi shtetin e IRJM-s. për të cilin, të dy shtetet shqiptare, sidomos pas ngjarjeve të fundit, duhet menjëherë ta tërheqin njohjen dhe mos pranojnë ekzistencën e shpifur të këtij kuazi-shteti, pa traditë as identitet kurrëfare.

Zijadin Sela me qëndrimet e tij, u bë idol i gjeneratave të reja liridashëse në Iliridë, që për ideal kanë kombin dhe rrugërrëfim , autoktonin dhe traditën shekullore shqiptare

Nënshtrimi total, i ka shndërruar shqiptarët në fajtorë kujdestar dhe sjellë në atë pozicion sa që edhe pas eskalimit të gjendjes së pas zgjedhjeve të 10 dhjetorit 2016, bandat barbare sllavomaqedone, përsëri të kërkojnë gjak shqiptari për shuarjen e etjes së tyre shoveniste.

Madje, përveç obstruksioneve të vazhdueshme terrorizues ndaj shqiptarëve, Millosheviqi i vogël sllavomaqedonas, Nikolla Gruevskit, kësaj radhe zgjodhi jo rastësisht patriotin Zijadin Sela që të masakrohej në mënyrën më barbare, ditën për diell dhe në brendësi të institucionit kryesor të një kuazi-shteti, të paqenë dhe me popullsi të shpifur kinse “sllavomaqedone”.

Kuazi shtet, i paqenë asnjëherë, por i ngritur nga rastësia për interesa të brendshme strategjike dhe shmangie pretendimesh të jashtme politiko-territoriale, bullgaro-greke, nga ish udhëheqësi jugosllav-Tito, për më tepër se 70 vite, vazhdon ti terrorizoj në mënyrën më makabre shqiptarët.

Vetë pamjet e incizimeve të shfaqura nga mediat e ndryshme, dëshmojnë se sa seriozisht u rrezikua edhe jeta e Kryetarit të PDSH-LR-së dhe deputetit të Kuvendit të IRJM-s, z. Zijadin Sela.

Ai, vërtetë shpëtoi rastësisht, ngase terroristët jo vetëm pretendonin por dhe deklaronin hapur se atje kishin shkuar enkas që ta privonin nga jeta këtë burrë të kombit.

Qëndrimi i Zijadin Selës, se shqiptarët dhe sllavomaqedonët duhej të jetonin si dy entitete të barabarta, krijoi pakënaqësi tek sllavomaqedonët e mësuar me kuadro të përulura shqiptare dhe jo me njerëz të pa nënshtruar dhe të dinjitetshëm si ai, ndaj të cilit urrejtja kaloi çdo kufi dhe shkoi deri në përbetim për vrasjen e tij.

Tërheqja zvarrë e trupit të përgjakur, nga huligan dhe kriminelët e porositur nga Gruevski për eliminimin fizik të Zijadin Selës, do të ketë ndikim të keq përgjithmonë, mbahet mend gjatë dhe mbetet i pa harruar në të gjitha kohët për të gjithë shqiptarët kudo janë.

Dhe herët a vonë, tagrin e këtij terrorizimi, medoemos duhet dhe do ta paguajnë ata që për dhjetëra vite inskenojnë akte terroriste dhe organizojnë aksione spektakolare  për vrasjen, burgosjen dhe masakrimin barbare të shqiptarëve.

Në raste të ngjashme ,tek çdo popull i shtypur në këtë lloj forme, pa kaluar asnjë orë, shteti amë do të kërkonte mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit, dhe nga bashkëkombësit autokton, pa vonuar do të shpërthente lufta qytetare dhe kryengritja për çlirim kombëtar.

Kurse ne, sot jemi dëshmitar të kohës se vetëm nga shqiptarët e nënshtruar, hoxhallarët e të cilëve edhe në momente më eklatante kur vriten e terrorizohen bashkëkombësit tanë, hymnizojnë okupatorët dhe i bëjnë thirrje edhe “Allahut” që të lartësoj e mbrojë pushtuesit, durohen skena të tilla trishtuese.

Në anën tjetër, kriminelët agresiv sllavomaqedon të shtyrë nga i ashtuquajturi president, sllavo-bullgari, Gjorgje Ivanov,(dikur në shkollë mësonim se personat që mbajnë mbiemrat me prapashtesën ovi-dhe evi janë bullgar kurse ata me ovski dhe evski –sllavomaqedonas) si dhe Millosheviqi i vogël Nikolla Gruesvki, jo vetëm se vazhdojnë avazin e tyre por deshën ta privonin nga jeta edhe heroin Zijadin Sela, si dhe të frikësonin politikanët e tjerë shqiptar, që edhe në të ardhmen, të mos merren me kauzën e tyre kombëtare.

Ata që mbrëmjen e 27 prillit, u vërsulën si hienat mbi kryetarin e PDSH-LR-së dhe deputetin e Kuvendit të IRJM-s, z. Zijadin Sela, duhet që pa vonuar të marrin dënimin e merituar dhe ndëshkohen medoemos në shkallën që e meritojnë, në mënyrë që të marrin mësimin e duhur dhe kurrë më, të mos guxojnë, të ngrenë dorë mbi shqiptarët.

Duke shprehë gëzimin e pafund për mbijetesën e z. Zihjadin Sela, atij i urojmë nga zemra shërim sa më të shpejtë dhe vazhdimin sa më parë të aktivitetit të tij politik e kombëtar, duke mos harruar tua përkujtojmë Ivanovit-Gruevskit dhe sllavo-bullgaro-maqedonëve tjerë se nëse edhe pas këtij rasti makabër, IRJM përsëri nuk vdes tërësisht, ajo do të çalojë rëndë përgjithmonë dhe nuk do të shërohet më kurrë, pa plotësimin e të gjitha të drejtave, që u takojnë shqiptarëve autokton.


Loading...
loading...