Aktuale

Mblodhi 1.6 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti, Marin Mema tregon ku ndodhen paratë dhe si do bëhet ndërtimi i shtëpive

Gazetari Marin Mema së bashku me drejtuesin e “Rrënjë Shqiptare” Marko Kepi kanë mbledhur një shifër prej 1.6 milion dollarësh donacione, të cilat do të përdoren për rindërtimin e shtëpive që shkatërroi tërmeti i 26 nëntorit. Në një intervistë të dhënë për “ABC News” gazetari tregoi se çdo investim do të bëhet transparente për publikun dhe se do të kontrollohet çdo fond tjetër. Sipas tij, momentalisht paratë nuk jamë tërhequr ende nga fundraising, pasi kërkohen disa procedura.

“Tani janë në fundraising, sic funksionojnë donacionet përmes Facebook-ut, janë mbyllur si donacione dhe tashmë do të kalojnë në bankë. Ajo që është më transparentja këtu është që gjithçka do të bëhet përmes bankës. Unë kam patur fatin dhe i falënderoj të gjithë ata që më kanë besuar, dhe prandaj unë sot jam në një pozicion të vështirë, sepse duhet të përvesh mëngët dhe të filloj nga puna për të çuar deri në fund këtë amanet, me aq sa kemi mundësi”, theksoi Marin Mema. Ai theksoi se pasi të nisë ndërtimi i banesave, do të përpiqen të gjejnë ndërtues seriozë që u garantojnë cilësi.”E kam thënë edhe përpara se të ngrihej komiteti, kemi nevojë për koordinim. Koordinim por jo centralizim. Kemi absolutisht nevojë për koordinim sepse duhet të kuptojmë se ku do të kryhen këto investime. Ajo që unë kam dashur që të ndodhë këtë herë është që ne të ndryshojmë faqen e këtyre 30 viteve. Për herë të parë në një situatë të tillë, fondet të mos abuzohen për asnjë cent”, tha gazetari i njohur shqiptar për ABC News.(INA)

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button