MBRËMJET POETIKE STRUGANE DHE IMAZHI KUNDËR SHQIPTARËVE

 

Puntorie Muça Ziba/Strugalajm.com

Vazhdon të luhet loja e ujkut dhe qengjit

( Njëherë në një kohë që vazhdon të mbetet po ajo kohë ngricash, u çuan në këmbë shqiptar e maqedon…)StrugaLajm

Prej fillimit të tranzicionit, asnjëra parti në pushtet nuk bëri asnjë përpjekje që t’i ndërpren praktikat diskriminuese dhe fyese që përsëriten vit pas viti gjatë Mbrëmjeve Poetike Strugane. Obligimet ligjore e morale i anashkalonin dhe i anashkalojnë të pandreqshmit, të pa kuruarit, të pa vlerësuarit edhe pse pēr këtë eveniment hidhen qindra mijëra euro nga djersa e shqiptarëve të Maqedonisë. Në këtë eveniment është diskriminuar gjuha shqipe, janë dëgjuar poezi ku fund e krye fyet nacionaliteti jonë etj.Pikërisht në këto mbrëmje kur anët e Drinit mbushen me shqiptarë, luhet loja e ujkut dhe qengjit që kurrë nuk e turbulloi ujin, loja e të fuqishmit e të pandreqshmit dhe loja e të pafuqishmit që aty afër dallgëve të shkrumbëzuara nuk tha: u bëftë deti kos në mes të Strugës shqiptare.Këtë institucion kulturor e themeluan edhe shkrimtarë shqiptarë. Para dhe pas komunizmit ky instiucion është drejtuar nga shkrimtarë maqedonas. Në një periudhë shumë të gjatë kohore,prej kur ekziston ky manifestim, në kontinuitet kanë ndodhur incidente: është djegur flamuri shqiptar, është krijuar imazh i rrejshëm nëpër botë për shqiptarët, janë bërë shantazhe të shumta, pjesëmarrja e poetëve nga Kosova e Shqipëria ka qenë simbolike dhe që të mos dëgjohej fjala, arma e tyre, prishnin zërimin dhe bënin shumë punë të pista por, nuk arritën të hedhin pluhur mbi vargjet e Ali Podrimes dhe shumë e shumë poetëve tjerë me vlera sublime.
Themelimit të Mbrëmjeve Poetike strugane iu bashkua edhe poeti i respektuar Nuhi Vinca. Udha e këtij manifestimi mbeti e gjatë dhe e trishtë. Ky institucion ndryshoi imazhin e shqiptarëve tek të huajt. Aty lexohen poezi nga poetët e tërë botës dhe disa nga ato poezi japin mesazhin e mbrojtjes së maqedonasve gjoja të “rrezikuar” nga shqiptarët. Një poet francez kur degjoi zërin e hoxhës që bēnte detyrën e vet nga minarja, përmendi edhe fjalën ” shantazh”. Ka shumë vite që poetët shqiptar nuk marrin pjesë, por edhe nuk ftohen ngaqë i shohin si të ” rrezikshëm”, përveç një sahanlëpirësi plak që 30 e ca vite me rradhë rri në bisht të këtij institucioni, kruhet dhe nuk ka bezdi, as kur fyet poeti shqiptar, as kur digjet flamuri ynë, as kur e shantazhojnë Ali Podrimen, as kur nga mllefi shan i madhi A.P.

( PLAGA QË ZURI KORE)StrugaLajm

Njëherē në një kohë terse, gjatë vitit 2008, ca njerëz ters u tërbuan e u ngritën në këmbë. Maqedon e shqiptarë çirreshin si hiena nëpër mediume. Maqedonët e quanin fatkeqësi qē në krye të bordit zgjidhet një shkrimtare shqiptare, kurse shqiptarët poashtu u veremuan që institucioni të udhēhiqet nga një krijuese shqiptare me begraund letrar. Inatet dhe çudirat zgjatën dy javë. Ajo që nga dega e Strugës u zgjodh në krye te bordit të MPS, u shkarkua në mënyrēn më monstruoze, më banale, më skandaloze nga ca ” patriot” shqiptarë, nga një ish ministër shqiptar.

Per fat të keq institucionet kulturore si dhe asociacionet joqeveritare kulturore udhëhiqen ose perfaqësohen nga njerëz jo kompetent, nga ata që flasin nje shqipe te bastarduar, njerëz që nuk i njohin vlerat kulturore, që nuk bezdisen fare për letërsinë nacionale, për politikën kulturore, përveç se per interesa materiale.

Biografia e mëposhtme u publikua njëherë në një kohë që vazhdon të mbetet po ajo kohë diskriminimesh,degradimesh, fantomizimesh…
(Kjo histori nuk fshihet dhe nuk harroet derisa të mbetet në këmbë edhe vetëm një shqiptar i vërtetë)
Puntorie Muca-Ziba, new SPE Steering Board chairperson
Skopje, March 13 (MIA) – Poet and Albanian language teacher Puntorie Muca-Ziba has been appointed Struga Poetry Evenings (SPE) Steering Board chairperson by the Minister of Culture.
Muca-Ziba has been selected according to the Steering Board’s regulations, and according to the tradition of world’s most famous poetry manifestation.
She was born in 1954 in village Velesta near Struga and has been working in Skopje primary school since 1978. Muca is a member of Albanian Writers Association. Muca-Ziba has written several collections of poetry and short stories, along with children books, whereas her work has been published in anthology collections in Macedonia, Albania and Kosovo.
The SPE festival has selected the management bodies (director, Steering Board chairperson and members), who are to meet this month in order to accept the 2008 program and select this year’s winner of the “Golden Wreath”.

In : Aktuale

Loading...
loading...