‘Mbretëresha e Liqenit ” do jepi mat në Strugë

Më shumë se 80 shahistë të rinj nga vendi dhe jashtë do të marrin pjesë në edicionin e tretë të turneut pranveror të festivalit të shahut për të rinj “Mbretëresha e Liqenit 2025”, i cili do të mbahet të dielën në Strugë.
Siç informoi drejtori i turneut, Gjoko Koteski, garuesit do të ndahen në katër grupe: deri në 8, 10, 12 dhe 16 vjeç. Ai sqaroi se do të luhet sipas sistemit zviceran me gjashtë raunde dhe ritëm loje 10+5 minuta. Djemtë dhe vajzat do të luajnë së bashku, por çmimet do të ndahen veçmas për secilën kategori.
– Përveç shahistëve më të mirë të rinj nga Maqedonia, pjesëmarrje në turneun pranveror kanë konfirmuar edhe kampionët kombëtarë të rinj nga Shqipëria, gjë që e bën këtë turne edhe më të fortë dhe më cilësor – deklaroi Koteski.
Ai shtoi se për këtë vit janë planifikuar disa turne brenda festivalit “Mbretëresha e Liqenit”, ndërsa ky që do të mbahet të dielën do të shënojë fillimin e turneve për këtë vit.
– Jam krenar që turnet “Mbretëresha e Liqenit” janë bërë të njohur në rajon dhe më gjerë. Kjo është rezultat i përkushtimit dhe profesionalizmit tonë – theksoi Koteski.
Ai pret ndeshje cilësore, miqësi midis fëmijëve, argëtim dhe që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.