Mbyllet reparti i transfuziologjisë në Ohër për shkak të virusit

5 persona në Spitalin e Kumanovës janë pozitivë me koronavirus, pasi kanë pasur kontakt me gruan që ndërroi jetë.

“Janë diagnostifikuar 5 persona që janë pozitivë, 3 prej të cilëve janë punëtorë shëndetësorë, dy mjekë dhe një infermiere”, theksoi ministri i shëndetësisë Filipçe.

Priten rezultatet për 63 njerëz, familjarë të gruas së vdekur, por edhe të stafit mjekësor.

Me koronavirus janë prekur gjithsej 148 persona në Maqedoni. Tani për tani një person është shëruar, kurse dy kanë ndërruar jetë.StrugaLajm

“Për momentin në Klinikën Infektive ka 29 pacientë që mjekohen, një prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore në aparat për frymëmarrje, gjendja e të cilit nuk është ndryshuar ditëve të fundit. 6 pacientë janë me pasqyrë të rëndë, por ende nuk kanë nevojë për respirator”, pohoi Filipçe.

In : Aktuale

Loading...
loading...