Aktuale
Mbytet një pushues në plazhin e Golemit
Një pushues është mbytur sot teksa po lahej në plazhin e Golemit. Mësohet se bëhet fjalë për një 66-vjeçar i cili u nxor nga uji nga pushuesit, por nuk mundi të mbijetonte.
Ky është rasti i tretë i mbytjes në plazhet e vendit në pak ditë. Vetëm të dielën humbën jetë tre pushues, dy në plazhin e Spillesë dhe një në Velipojë. Dy pushuesit që u mbytën në Spille ishin nga Maqedonia e Veriut, kurse në Velipojë humbi jetën një 59-vjeçar nga Kosova.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.