Aktuale

Më 1 janar, në botë u lindën rreth 400.000 fëmijë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se në ditën e parë të janarit 2020, në të gjithë botën, kanë lindur 392.078 fëmijë.

Por, OKB-ja, gjithashtu, tërhoqi vërejtjen për numrin e të porsalindurve që vdesin në muajt e parë të jetës së tyre.

Sipas statistikave, gjatë vitit 2018, rreth 2.5 milionë fëmijë vdiqën në muajin e parë të lindjes. Shtetet aziatike i prijnë listës me më shumti fëmijë të lindur, transmeton KTV.

E në nivel botëror, më shumë se gjysma e lindjeve më 1 janar kanë ndodhur në tetë shtete. India prin me 67.385 fëmijë, Kina me 46.299, ndërsa Nigeri me rreth 26.000.

Në listën me më së shumti fëmijë të lindur në fillim vit hyjnë edhe Pakistani, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia.

Ndërsa janë shtuar edhe thirrjet për përmirësimin e kushteve nëpër spitale, pasi shumë qeveri në botë po kritikohen për neglizhencë në këtë drejtim.

UNICEF-i ka bërë thirrje për trajnim më të mirë të punonjësve shëndetësorë dhe investime të menjëhershme për të siguruar që nënat dhe të porsalindurit të jenë në duar të sigurta gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button