Aktuale
Më 31 dhjetor përfundon autostrada Prishtinë – Hani i Elezit, Maqedonia ende kërkund
Ministri i Infrastrukturës i Kosovës, Pal Lekaj ka theksuar për T7 se autostrada Prishtinë-Hani i Elezit do të kryhet në fund të këtij viti. Ai ka treguar se deri në përfundim të punimeve do të bëhen edhe pagesat për kompaninë Bechtel-Enka.
“ Punimet në këtë autostradë do të përfundojnë në fund të këtij viti. Kështu thuhet edhe në kontratën e nënshkruar mes Qeverisë dhe kompanisë Bechtel-Enka”, ka thënë Lekaj.
Ai ka thënë se edhe 150 milionë eurot e mbetura do të paguhen me kohë.
Përndryshe, kjo autostradë e pagëzuar me emrin e “Arben Xhaferrit” që synon lidhjen me Rrugën e Kombit duhet të vazhdohet edhe në pjesën e Maqedonisë, megjithatë, nga pala e Maqedonisë ende nuk një projekt për realizimin e autostradës Bllacë – Shkup. (INA)