BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Më 9 shkurt në Kosovë, pritet një 10 shkurt ndryshe për Maqedoninë e Veriut

Izmit Nura

Java e fundit e fushatës politike në Kosovë, e karakterizuar nga përplasje të ashpra dhe akuza të rënda, madje deri në tradhti ndaj Kosovës, sërish ruan nivelin demokratik.

Ajo që bie në sy nuk është vetëm përplasja mes pozitës dhe opozitës, por edhe lufta brenda vetë partive, një fenomen që po ndan dhe rreshton anëtarët e së njëjtës forcë politike.

Votimi me lista të hapura është një praktikë e domosdoshme dhe duhet të ndodhë edhe tek ne. Të hysh në politikë pa asnjë bagazh kombëtar, shoqëror apo profesional dhe të kërkosh votën e popullit duke u fshehur pas liderit e përzgjedhjes së tij, jo vetëm që nuk i shërben demokracisë, por është një recetë për dështim.

Listat e hapura janë garanci për hapjen e rrugës ndaj vlerave demokratike. Në politikë, të “vrasësh” me armën e huaj mund të çojë në vetëvrasje politike.

Hapja e partive sipas motos “Armiku i armikut tim është miku im” nuk është rruga e duhur drejt një zhvillimi të qëndrueshëm politik. Ndryshimi nuk vjen me kopje, por me ide, vizion dhe përkushtim – fotokopjet nuk mund të jenë më të mira se origjinali.

Vetëm tek ne ndodh që dikush të flejë si “tradhtar” dhe të zgjohet si “patriot”.

Më 9 shkurt në Kosovë, pritet një 10 shkurt ndryshe për Maqedoninë e Veriut.

#KosovaMundetMëMirë
#AtdheuDetyrëMbiDetyrat

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button