LN ARCHITECTS
BLENDI PETROL
AktualeOpinion

ME ARSIMIN NUK BËHET BIZNES, SEPSE KUR SHITEN DIPLOMAT – CILËSIA E ARSIMIT BIE!

ME ARSIMIN NUK BËHET BIZNES, SEPSE KUR SHITEN DIPLOMAT – CILËSIA E ARSIMIT BIE!

Këto ditë nëpër shkollat e RMV, zhvillohet testimi i njohurive dhe të zgjuarsive të nxënësve nëpërmjet programit PISA për vitin 2025.

PISA ( Programme for International Student Assessment), përkatësisht Programi ndërkombëtar për testimin e njohurive dhe të zgjuarsive të nxënësve, eshtë hulumtim arsimor botëror, dhe nga 81 vende pjesëmarrëse, në vitin 2022 ndër Malin e Zi u renditën Maqedonia e Veriut, Shqipëria ( e 67 – ta ) dhe Kosova ( e 74 – ta ).

Me rezultatet e vitit 2022, PISA konstatoj se në Maqedonin e Veriut për çdo ditë bie cilësia e arsimit.

Rezultatet e testimit PISA 2022 në vendet e Ballkanit Perëndimor:
Matematikë, Lexim, Shkencat e natyrës,
Mesatarja e pikëve në vendet e OECD – së, në 2022 ishte : 472 476 485.
– Kroacia 463 475 483,
– Serbia 440 440 447,
– Mali i Zi 406 405 403,
– Maqedonia e Veriut 389 359 380,
– Shqipëria 368 358 376,
– Kosova 355 342 357.

Në vitin 2022 arsyetimi për suksesin e dobët, u morën kushtet e zhvillimit të mësimit me COVID – in, në vitin 2020.

Por këtë vit çka do të ndodhë?

Mos jenë mësuesit me tituj Prof. Dr. fajtorë që e lanë Maqedoninë e Veriut në 2022, nga fundi i Listës së PISA – s?

MODEL TJETËR PËR STRUGËN…

Lulzim Nasufi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button