Më fal bija ime, nuk pate “fatin” të jesh bija e një pushtetari!

Ti nuk pate “fatin” të jesh bija e një pushtetari. Vërtet mbarove studimet me notë mesatare 9.8, e unë nuk arrijë të të sigurojë një vend pune, se sa për shtetin as që të bënë hesap, atij i duhesh veç për të votuar dhe paguar taksa, jo për gjë tjetër, veç se merr frymë.
As mos ëndërro se në këtë shtet, dikush do të vlerësojë aftësin, rezulltatet dhe punën tënde, e më pak të marrësh bursa të majme si vajza e ministrit.
Më fal bija ime, nuk e mësova kurrë se si të lëpihesh dhe ashtu duke u lëpirë të ngjitesh majave të hierarkisë së pushtetit që ti sot, ta kishe më të lehtë jetën.
Tash më nuk e kuptoj, të dalim në referendum për BE dhe NATO, apo për Angjushevin, Dimitrovin, Sheqerinskën, Filipçen e të mos i marr në gojë këta tanët se shqiptari të hakmerret, të merr gjak në vetull.

Zejni Bilalli-UKSHINAStrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...