ME FAT RAMAZANIN!

Muhamet Borova

Ateistët agjërimin e trajtojnë si anakronizëm , teistët e marrin si obligim fetar.Mendimi shkencor e mohon Zotin, jeta e pohon ekzistencën e tij. Edukata dhe të menduarit i takojnë njeriut, fuqia dhe instiktet i takojnë kafshës. Agjërimi është forma më racionale e edukimit moral, është unitet i asketizmit dhe empatisë. Agjërimi i diciplinon të pasurit dhe i forcon të varfërit.StrugaLajm

StrugaLajm

Përmes agjërimit bëhet uniformizmi shpirtëror, njerëzit hyjnë në një botë të përbashkët shpirtërore.Është prezent në pallatet e Dubait dhe te çadrat e shkretirës.Agjërimi është obligim për të gjithë. Logjika e tij është në zhvillimin e empatisë, edhe ato që mbyten në bollëkun e “ luksit ”, ta kuptojnë çka është uria, ta përjetojnë,tharjen e gojës dhe stomakun bosh.Logjika e agjërimit qëndron në përforcimin e bindjes se njeriu i cili ka një qëllim atë do ta realizoj sepse vullneti e mposht dobësin,morali i mposht veset,durimi e mposht luhatshmërin, mendja i mposht epshet.Muaji i ramazanit është muaji i gjykimeve të drejta,akt i vullnetit të lirë, ku çdo ditë perëndimi i Diellit sjell gëzim fetar, se me besim agjëruesi triumfon mbi të gjitha veset dhe epshet.Këtë muaj njeriu i referohet Zotit se shpirtërorja dhe moralja, besimi dhe përkushtimi janë të pandara! Gëzimi i agjërimit është lidhja e zemrave të antarëve të familjes përmes sofrës së përbashkët.Derisa teknologjia na tjetërsoj, ky muaj do të na bashkoj! Urime muajin e bekuar!


Loading...
loading...