BLENDI PETROL
AktualeStruge

Me fondet e BEI-së, në Strugë do të zëvendësohet rrjeti i ujësjellësit me azbest

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore në komunat e Maqedonisë së Veriut”, nga Banka Evropiane e Investimeve dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë siguruar fonde, të cilat do të shpërndahen përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si grante, me një marrëveshje të nënshkruar për “Zëvendësimin e rrjetit të ujësjellësit me azbest-cement në qytetin e Strugës”.

Marrëveshja është nënshkruar mes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe kontraktorit të zgjedhur, “Markovski K73” SHPK nga Struga. Sipas marrëveshjes, zëvendësimi i rrjetit të ujësjellësit me azbest-cement në qytet do të zgjasë 18 muaj, duke mundësuar furnizim me ujë më cilësor për banorët e Strugës. Ndërrimi i tubave të ujësjellësit me azbest-cement me tuba të rinj me cilësi të lartë do të kontribuojë ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së ujit, mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e humbjeve të ujit. Shuma e investimit është 76 milionë denarë.

Me këto 50 milionë euro shtesë, mbi 100 milionë eurot e ndara më parë nga Qeveria, bëhet një hap përpara në forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e vendit, pa përjashtim, pasi fondet janë të disponueshme për të gjitha komunat, pa përjashtime.

Shkalla e realizimit të këtyre fondeve është afërsisht 20% e shumës totale, dhe në përputhje me dokumentacionin e miratuar të projektit dhe atë të prokurimit për zbatimin e projekteve të dërguar nga komunat dhe të miratuar nga njësia e projektit në MMPPH, pritet përshpejtimi i dinamikës së zbatimit në periudhën e ardhshme.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button