Me nusen fliste me “google translate”, dëbohet shqiptari nga Zvicra

Kosovari, sot 31 vjeçar, kishte ardhur dy herë ilegalisht në Zvicër dhe të dy herët ishte përzënë për në Kosovë. Herën e tretë ai e mendoi një zgjidhje më të qëndrueshme: më 6 mars 2015 u martua me një zvicerane, tetë vite më të re se vet, shkruan luzernerzeitung.ch. Me këtë lidhje martese ai siguroi qëndrimin në Zvicër, fillimisht deri më 31 tetor 2016. Por, autoritetet shpejt arritën të grumbullonin të dhëna se martesa mes të dyve ishte fiktive, transmeton albinfo.ch. Në prill të vitit 2016 ato ia prishën kosovarit  lejen e qëndrimit. Dy të martuarit “për letra” kishin deklaruar se ishin njohur që në vitin 2012 përmes komunikimit me internet. Ajo nuk dinte shqip e ai mund të fliste vetëm në një gjermanishte të çalë. Së këndejmi, zyrtarët e kanë konsideruar barrierën e tyre gjuhësore si një argument për akuzën e martesës fiktive. Pas ankesës që çifti ka bërë në Gjykatën Federale u është dhënë të drejtë konstatimeve të autoriteteve, përcjell albinfo.ch. Të martuarit, të dytë pa ndonjë arsimim, thonë se kanë komunikuar përmes përkthimit me “google”. Ndërsa sipas Gjykatës Federale përdorimi i mjeteve të tilla të përkthimit e bën të panatyrshëm komunikimin. Dhe si dëshmi se komunikimi mes tyre ka qenë i mangët tregon fakti se ata nuk e dinin ditëlindjen e njëri tjetrit e aq më pak emrat e vjehrrit/vjehrrës së njëri tjetrit dhe emrat ose numrin e vëllezërve dhe motrave. Po ashtu edhe fakti se “nusja” kishte një partner tjetër shkon në dëm të çiftit. Për më tepër, ajo ishte duke marrë ndihma sociale dhe para zyrës sociale e kishte fshehur martesën, përcjell albinfo.ch. Me këtë, ajo duhet të përgjigjet edhe për mashtrim, shkelje të ligjit për ndihma sociale dhe të detyrimit për informim.

In : Aktuale

Loading...
loading...