Aktuale

Më pak “alo” me paratë e struganëve: Komuna ul telefonat zyrtarë nga 95 në 55



Komuna e Strugës vazhdon masat për racionalizimin e shpenzimeve publike dhe rritjen e përgjegjësisë në administratë. Sipas të dhënave zyrtare, numri i telefonave zyrtarë është reduktuar nga 95 në 55, duke ulur kështu kostot e panevojshme dhe duke parandaluar keqpërdorimet e mundshme.
Nga 55 numrat aktivë, 23 janë të dedikuar për këshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, ndërsa pjesa tjetër përdoret nga administrata komunale në përputhje me nevojat e punës dhe funksionimin e shërbimeve.
Nga Komuna theksojnë se ky është vetëm një nga hapat drejt krijimit të një administrate më efikase, më transparente dhe më të përgjegjshme, me fokus në menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve publike dhe shërbimin ndaj qytetarëve.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button