Më shtrenjt në gusht për 1.9 qind
Harxhimet e jetës në gusht të këtij viti, në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, kanë qenë më të larta për 1.9 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 4.1 për qind, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës, shkruan gazeta KOHA. Në krahasim me korrikun e këtij viti, megjithatë harxhimet e jetës shënojnë rritje prej 0,4 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 0,9 për qind. Rritje e vlerave të harxhimeve të jetesës në gusht të vitit 2017, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ngrira, përveç te patatet për 5.3 për qind, pemët e ngrira për 1.6 për qind, mishin e thatë, të kriposur dhe të tymosur për 1.5 për qind, mishi për 0.9 për qind, përpunimet e tjera nga mishi për 0.6 për qind, djathi dhe gjiza, vaji dhe yndyrat, frutat e freskëta për 0.5 për qind, qumështi për 0.4 për qind, peshku dhe frutat e detit për 0.2 për qind. Në gusht, gjithashtu, rritje të indekseve të harxhimeve të jetës u evidentuan edhe te transporti ajror i udhëtarëve për 21.7 për qind, shërbimet spitalore për 5.7 për qind, biçikletat për 4.9 për qind, gazi për amvisëritë për 3.8 për qind, derivatet për amvisëri dhe mjetet për pastrim dhe mirëmbajtje të amvisërive për 2.7 për qind. Rritje ka edhe te shërbimet për rekreacion dhe sport për 1.7 për qind, kopshtet, lulet dhe bimët për 1.5 për qind… Zvogëlime të harxhimeve të jetesës janë vërejtur tek frutat e freskëta për 2.5 për qind, orizi për 1.4 për qind dhe drithërat e tjera dhe vezët për 1.2 për qind, perimet e thata, perimet e tjera të konservuara dhe të përpunuara për 0.9 për qind, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata 0,7 për qind. Zvogëlim ka edhe në ngrohjen qendrore të amvisërive për 2.5 për qind, veshmbathjet për 2.2 për qind, mobiljet për amvisëri, lodrat për 0,6 për qind, shërbimet stomatologjike për 0.4 për qind…, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. (koha.mk)