Më shumë të shëruar se të infektuar me Kovid-19, aktivë 2 668 raste

Ulje të numrit të të infektuarve të rinj me Kovid-19 është regjistruar dje kur një kohë të gjatë ka pasur 39 raste të reja nga 718 testet e kryera.

Të dhënat e Institutit për Shëndet Publik tregojnë se dje janë regjistruar 39 raste të reja me koronavirus, gjegjësisht numri i të shëruarve është më i madh nga ai i të infektuarve, ndërsa kanë ndërruar jetë katër pacientë.

Nga rastet e reja pozitive me koronavirus numri më i madh janë në Gostivar 11, pastaj vijojnë Prilepi tetë, Shkupi shtatë, Kumanovë tre, Gjevgjelia dhe Koçani nga dy, dhe nga një nga Kratova dhe Sveti Nikolla. Nga pacientët e shëruar numri më i madh është në Shtip – 46, Shkupi dhe Gostivati me nga gjashtë të shëruar, dhe pastaj vijon Kërçova me katër, Tetova me tre, Vinica 2, dhe nga një pacient nga Struga, Manastiri, Gjevgjelia, Koçani dhe Probishtipi.

Në kapacitete spitalore për momentin janë hospitalizuar 139 pacientë.Related PostsGus 31, 2020StrugaLajmStrugaLajm

Në Klinikën Infektive janë pranuar 7 pacientë, Gjithsej janë hospitalizuar 77 pacientë nga të cilët në mbështetje oksigjeni janë 40 pacientë, nuk ka në ventilim mekanik.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 13 pacientë të rritur pozitiv me Kovid-19, 6 fëmijë pozitivë, 3 nëna dhe 3 fëmijë të dyshuar me virus.StrugaLajm

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar dy pacientë. Gjithsej janë hospitalizuar 38 pacientë nga të cilët në makinë respiratore është 1 pacient.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 11, ndërsa në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 63 pacientë. Në repartet e sëmundjeve infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë janë hospitalizuar 116, pozitivë dhe të dyshuar me Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.330, numri i pacientëve të shëruar është 11.062, numri i vdekjeve është 600, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.668. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...