Më të goditurit, mërgimtarët

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u anuluan për shkak të virusit korona, janë ricaktuar që të mbahen më 15 korrik. Ndërkohë kryeministri teknik Oliver Spasovski bëri publike masat e reja restriktive të Qeverisë, duke hapjen e të gjitha pikave kufitare, por me kusht që të gjithë qytetarët të kenë test negativ PCR dhe vet-izolim për 14 ditë. “Të gjithë ata që dëshirojnë ta përdorin Maqedoninë e Veriut si vend transit, nuk guxojnë të dalin nga autostrada dhe duhet të dalin nga vendin për pesë orë”, shkroi Spasovski.

Ndërkohë disa mërgimtarë që janë nisur për në Maqedoninë e Veriut dhe kanë arritur në pikën kufitare Tabanoc, nuk janë lejuar të futen në Maqedoninë e Veriut, të cilët, sipas autoriteteve nuk kanë pasur test PCR negativ. Ndërkohë, mërgimtarët nga na tjetër thonë se në të gjitha vendet që kanë kaluar ua kanë pranuar këtë test dhe vetëm Maqedonia e Veriut nuk i pranon këto teste. “Kjo është absurde dhe turp për vendin tonë, që nuk i respekton mërgimtarët”, thotë njëri nga mërgimtarët në rrjetin social Facebook. Një numër i madh i qytetarëve tanë me mbylljen e kufijve kanë mbetur jashtë shtetit. Tani me caktimin e datës së re të zgjedhjeve, e drejta e tyre kushtetuese për të votuar duket se do të jetë e komplikuar. Gjithashtu disa qytetarë tjerë që ende nuk janë nisur për në vendlindje kanë shprehur shqetësimin e tyre në rrjete sociale. Ata kanë thënë se Maqedonia e Veriut është ndër vendet e vetme në Europë që ka masat më të rrepta kundër virusit korona dhe momentalisht ka protokolle më shtrënguese për futjen e qytetarëve të saj në vend. Një numër i madh i tyre shprehen se dëshirojnë të kthehen në vend sepse kanë lënë në gjysmë punët e tyre apo kanë marrë pushim të detyrueshëm. Në anën tjetër, ka edhe një numër i madh që dëshirojnë të kthehen në vendlindje edhe për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese të votës.

Ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi për gazetën KOHA, është shprehur se është në komunikim intensiv me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për sëmundje ngjitëse dhe, sipas tij, nga aty i sigurojnë se në shtatë ditët e ardhshme do të kemi vendim të komisionit për hapjen komplete të kufijve, dhe hyrje pa kushte të mërgimtarëve. “Si ministër për Diasporë kam qenë në kontakt me përfaqësues të diasporës dhe me organizata atje, që nga paraqitja e pandemisë, me të cilët kam pasur edhe takimet online që i kemi publikuar në opinionin publik. Kemi arritur t’i vëmë në kontakt me ambasadat dhe konsullatat tona, për t’ua lehtësuar qasjen në informacioneve. Gjithmonë duke e pasur parasysh peshën e diasporës dhe ardhjen e tyre lirshëm në vendlindje”, përfundon Ademi.StrugaLajm

Për këtë çështje ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët, e cila ka kërkuar që të hiqet testi PCR dhe vet izolimi për mërgimtarët që dëshirojnë të kthehen në vend. “Kjo hapje e kufijve nuk është në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë, respektivisht hyrjen e tyre në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut, dhe Qeveria e saj vazhdon të zbatojë masa unike nga vendet e rajonit, njëjtë siç ka eksperimentuar po thuajse me shumë vendime të tjera për parandalimin e virusit korona, të cilat nuk kanë dhënë aspak sukses dhe efekt në mbrojtjen e shëndetit publik”, thuhet në kumtesën e ASH-së. Nga ASH thonë se për ta është i papranueshëm vendimi i Qeverisë, që qytetarët tanë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut si kusht duhet ta kenë PCR testin, e aq më pak edhe të vetë izolohen. Në fund ASH, kërkon që mërgimtarët tanë si shtetas të RMV-së t’i gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre edhe të procesit të votimit më 15 korrik, sepse sipas tyre, çdo masë tjetër kufizuese si ajo e izolimit për dy javë mund të kuptohet edhe si tendencë për t’i përjashtuar ata nga procesi i votimit.StrugaLajm

Ndryshe, Në 24 orët e kaluara në vendkalimin kufitar Tabanoc ka pasur afër 2500 udhëtarë, nga të cilët 1192 shtetas të RMV-së dhe 1252 të huaj, kanë njoftuan nga vendkalimi kufitar Tabanoc. Këtë paradite, një grup i qytetarëve të vendit ishin duke pritur për të hyrë në vend, ndërsa disa prej tyre kishin teste PCR. Një udhëtar që tregoi dokument dhe test para gazetarëve tha se kishte paguar 97 euro, një pasagjer tjetër më i vjetër kishte paguar 110 euro. Ata thanë se do të duhet të kalojnë 14 ditë në vetizolim. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...