
Falenderim dhe mirënjohje publike për Kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Ladorisht z.Xhevdet Dauti
Shoqata e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër me keqardhje të thellë informon opinionin e gjerë të fshatit Ladorisht ,si në vendlindje poashtu edhe në Diasporë me rastin e largimit të z.Xhevdet Dauti nga detyra si Kryetar i BL të Ladorishtit.
Kryetari i BL z.Xhevdet Dauti gjatë 13 viteve ka krijuar standarde të qëndrueshme komunikimi,frymë të re bashkëpunimi me Shoqatën e Mërgimtarëve të fshatit Ladorisht në Zvicër dhe për këtë kontribut shoqëror,kulturor dhe kombëtar ne si Kryesi e Shoqatës në Zvicër e falenderojmë përzemërsisht për bashkëpunimin tonë shumëvjeçar,transparencën institucionale dhe veçanërisht angazhimin e tij në të gjitha aktivitetet kulturore,sportive,infrastrukturore në dobi të fshatit Ladorisht.
Në emër të Kryesisë së Shoqatës dhe të gjithë mërgimtarëve ladorishtarë në Zvicër, i shprehim falënderime të sinqerta dhe respekt të thellë për angazhimin e tij shumëvjeçar dhe në të ardhmen z.Xhevdet Dauti i urojmë shëndet, qetësi dhe suksese në çdo hap të jetës.
Me respekt të veçantë
Kryesia e Shoqatës së Mërgimtarëve të fsh. Ladorisht në Zvicër
Kryetar
Shpendi Etemi