Mediat botërore trazojnë Turqinë: Erdogani rëndë me kancer, kush pritet t’a zëvendësojë

Mediat botërore janë duke iu referuar gjithnjë e më shumë shëndetit të Presidentit të Turqisë Erdogan dhe fatit të AKP pas tij për shkak se kreu i shtetit turk është filmuar të ketë probleme teksa merr pjesë në disa aktivitete publike.

“Foreign Policy” shkruan se Erdogan e ka thuajse të pamundur që të vijojë të drejtojë Turqinë deri në zgjedhjet e vitit 2023 për shkak të problemeve shëndetësore. Gazetarë opozitarë turq flasin për kancer në zorrën e trashë, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë nga autoritetet turke, të cilat kanë qenë shumë të rezervuara në lidhje me shëndetin e liderit turk.

Madje, “Foreign Policy” parashikon një tërheqje të shpejtë të Erdoganit nga skena politike duke radhitur edhe momentet kur ai është dukur i dobët.
“Situatat ku atë e merr gjumi në aktivitete publike, apo që nuk ecën dot duke kërkuar ndihmën e bashkëshortes dhe të badigardëve janë bërë normale tani për liderin turk”, shkruan “Foreign Policy”.

Ndërkohë, media izraelite “News13” shkruan se pasi të largohet, Erdogan do të lerë si pasardhës ministrin e Mbrojtjes Hulusi Akar, i cili ka formuar gjithashtu rrethin e tij të mbështetësve mes elitës drejtuese të Turqisë së sotme.

“Akar ka formatuar ushtrinë sipas kërkesave të Erdoganit dhe tani shihet si një pasardhës legjitim i tij”, shkruan media izraelite.
Pretendentë të tjerë për karrigen e Erdoganit janë edhe ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu si edhe dhëndri i tij Berat Albayrak .
Një formatim i tillë pritet të sjellë tensione në politikën turke gjatë viteve të ardhshme sipas mediave të huaja, pasi vetëm Erdogani ishte ai që mund t’i mbante të gjithë në rresht këto personazhe. Pas ikjes së tij, situata duket të jetë shpërthyese, sipas “News13”./albeu.com/

In : Aktuale

Loading...
loading...