Mediat e huaja: moti i keq rrëzon urat shqiptare si të ishin kuti kartoni

Mediat e huaja sërish i kanë kushtuar vëmendje situatës së përmbytjeve në Shqipëri, duke u marrë më shumë me rrëzimin e urave në të gjitha anët e vendit, siç shprehen, sikur të ishin kuti kartoni.

Washinton Post ka publikuar një shkrim të korrespondentit të Asociated Press, i cili e titullon shkrimin: “Stuhitë e mëdha paralizojnë Shqipërinë”.

AP shkruan se 127 mijë shqiptarë janë pa energji elektrike si pasojë e defekteve të shkaktuara nga përmbytjet. “Autoritetet kanë dërguar 570 trupa ushtarake dhe 900 mjete motorike në ndihmë të banorëve që janë prekur nga moti i keq”, shkruan korrespondenti i Asociated Press nga Tirana, agjencisë më të madhe informative në botë.

Portali Chron.com, që është një nga më të mëdhenjtë që publikojnë informacione profesionale dhe foto nga e gjithë bota, përveç se ka publikuar një sërë fotosh mbi përmbytjet në Shqipëri, ka publikuar dhe një raport të veçantë mbi prishjen e tre urave në Devollin e Sipërm.

Tre ura në zonën ku jeton minoriteti grek natyrisht që nuk është pak.

Vërshimi i përrenjve që zbresin nga mali i Morganes shembin dhe nxjerrin jashtë funksionit 3 ura në Dropullin e Sipërm në Gjirokastër.StrugaLajm

Këto fashtra janë të banuar kryesisht nga banorë të minoritetit etnik grek.

Shembja e Urës së Pllatanjasë, Urës së Mullirit dhe Urës së Koshovicës kanë shkaktuar ndërprerjen e plotë të lëvizjes se automjeteve dhe izolimin e fshatrave Selo, Klishar, Llongo, Koshovicë, Sotire, Krioner, Likomil dhe Llovinë.

Zona e fshatrave të izoluar shtrihet në jug të Vriserasë në buzë të kufirit shtetëror me Greqinë”, shkruan Chron.com /tesheshi.com/








Loading…


loading…